Hungaria, vendi i parë në BE që miraton vaksinën ruse Sputnik V

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Hungaria është bërë vendi i parë në Bashkimin Evropian që i ka dhënë miratimin paraprak vaksinës ruse kundër koronavirusit Sputnik V. Mësohet se sot, shefi i stafit të kryeministrit Viktor Orban konfirmoi se autoritetet shëndetësore i kanë dhënë dritën jeshile edhe vaksinës ruse, edhe vaksinës së zhvilluar nga kompania britanike AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit.

 

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, do të udhëtojë në Moskë për të diskutuar rreth dërgesave dhe shpërndarjes. Rezultatet e hershme të testimeve të vaksinës Sputnik V kanë treguar se efikasiteti i saj është mbi 90 për qind.

 

Zyrtarët shëndetësorë hungarezë ndodhen po ashtu në Pekin, për bisedime me autoritetet atje rreth miratimit dhe shpërndarjes së rreth një milion dozave të vaksinës kineze kundër koronavirusit Sinopharm.

Sinopharm tashmë po përdoret në Serbinë fqinje. Sinopharm, kompani shtetërore kineze, ka thënë muajin e kaluar se vaksina e saj është 79% efektive – më pak se ato të kompanive amerikane Pfizer dhe Moderna.

Por, kryeministri i Hungarisë ka thënë se mënyra e vetme që vendi t’i përmbushë kërkesat për vaksinim – marrë parasysh shpërndarjen e ngadalshme “zhgënjyese” të vaksinës Pfizer – është duke blerë vaksina nga Rusia dhe Kina.

Imunizimi kundër koronavirusit në Bashkimin Evropian ka nisur në fund të dhjetorit me vaksinën që kompania amerikane Pfizer ka krijuar në bashkëpunim me kompaninë gjermane BioNTech.

Procesi, megjithatë, është kritikuar për ritëm të ngadalshëm. Në fillim të janarit, BE-ja ka miratuar edhe përdorimin e vaksinës Moderna, ndërsa AstraZeneca ka aplikuar tashmë për autorizim. Agjencia Evropiane e Barnave ka thënë se opinionin për vaksinën AstraZeneca mund ta lëshojë deri më 29 janar.

Të fundit

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

“Fitoi Shqipëria Europiane 2030!” Olta Xhaçka reagon pas fitores me rezultat të ngushtë

Olta Xhaçka ka reaguar pas fitores në qarkun e Tiranës si kandidate në listën e hapur të PS, në një nga përballjet më të...

Lajme të tjera

Web TV