Problem teknik gjatë prodhimit, AstraZeneca: Dërgesat e para të vaksinës në BE më të ulëta nga sa pritej

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dorëzimet fillestare të vaksinës AstraZeneca në BE do të jenë më pak se sa ishte përcaktuar për shkak të një problemi teknik të prodhimit. Kështu bëri të ditur një zëdhënës i ndërmarrjes farmaceutike në një deklaratë. “Vëllimet fillestare do të jenë më të ulëta se sa pritej fillimisht për shkak të rendimenteve më të ulëta në një vend prodhimi brenda zinxhirit tonë të furnizimit Evropian”, tha zëdhënësi.

“Ne do të furnizojmë me dhjetëra miliona doza në Bashkimin Evropian në shkurt dhe mars, ndërkohë do të vazhdojmë të rrisim vëllimet e prodhimit”, shtoi ai.

Sipas zyrtarëve evropianë kjo ësht një goditje e përpjekjeve të vaksinimit mes presionit në rritje për një shpërndarje të përshpejtuar.

Qeveritë u informuan për vonesën në një takim midis vendeve anëtare dhe Komisionit Evropian për të diskutuar programin e përbashkët të prokurimit të vaksinimit të BE.

 

 

“Kompania ka konfirmuar njoftimin e saj në takimin e sotëm të bordit drejtues me vendet anëtare, se do të ketë një ndryshim të orarit të dorëzimit të saj,” tha një zëdhënës i Komisionit Evropian.

BE paraprakisht urdhëroi 400 milionë doza të vaksinës me dy doza të zhvilluara me Universitetin e Oksfordit verën e kaluar dhe disa shtete anëtare ndërtuan planet e tyre të vaksinimit rreth saj, pasi është më i lehtë transporti dhe ruajtja pasi nuk ka nevojë për temperaturë aq të ulët si vaksina e Pfizer.

Irlanda kishte pritur të merrte 600,000 doza të vaksinës AstraZeneca në tremujorin e parë të vitit.

Vaksina AstraZeneca tashmë po u jepet pacientëve në Mbretërinë e Bashkuar, por ende nuk është miratuar për përdorim nga agjencitë e barnave në BE ose Shtetet e Bashkuara. Agjencia Evropiane e Barnave pritej të miratojë vaksinimin këtë muaj.

Lexo edhe :  Avokati i Ilir Metës, përshëndetje naziste para ambienteve të SPAK

Mes frikës në rritje se variantet e reja mund të ushqejnë një valë të re infeksionesh përpara se të merren vaksinat, vendet Balltike, Austria, Danimarka, Çekia dhe Greqia u bënë një thirrje të përbashkët të premten institucioneve Evropiane për të shpejtuar procesin e miratimit.

“Precizioni i procedurave ka rëndësi”, shkroi kryeministrja lituaneze Ingrida Šimonyte në Twitter. “Por po kështu edhe shpejtësia. Vonesat kushtojnë jetë njerëzish. ”

Të fundit

Mbi 200 vdekje nga uria në Gaza, 1 milion banorë pritet të shpërngulen

11 vdekje të tjera si pasojë e urisë janë raportuar në Gaza, sipas ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga...

Kush është Eyal Zamir, gjenerali “rebel” që i tha jo “Bibit” për pushtimin e Gazës?

Plani i  kryeministrit Benjamin Netanyahu për të pushtuar Gazën shqetëson jo vetëm bashkësinë ndërkombëtare, por edhe udhëheqjen e Forcave Mbrojtëse të Izraelit. Kryesor midis...

Ishin bllokuar në grykëderdhjen e Semanit, shpëtohen dy turistët gjermanë

Dy turistë gjermanë që kishin ngecur me velierën e tyre në brigjet e lumit Adriatik, janë shpëtuar nga policia kufitare e Vlorës. Blutë bëjnë me...

Fluks i lartë udhëtarësh në Portin e Durrësit

Pesë tragete mbërritën paraditen e sotme në portin e Durrësit duke sjellë mijëra udhëtarë dhe qindra automjete. Edhe dita e sotme kishte fluks të...

Fituesi i Topit të Artë 2025, Cristiano Ronaldo befason me përgjigjen e tij

Përgjigja e Cristiano Ronaldos kur u pyet se kush do ta fitojë Topin e Artë në vitin 2025 flet shumë dhe tregon maksimalisht egon...

Lajme të tjera

Web TV