Sarandë/Stani përfshihet nga flakët, digjen 200 dele dhe produkte ushqimore

Një zjarr ka përfshirë një stan në fshatin Viron, Finiq në orën 06:15.

Si pasojë e flakëve janë djegur 200 dele dhe një sasi e konsiderueshme produktesh ushqimore.

Policia njofton se zjarri ka qenë aksidental.

“Më datë 22.01.2021, rreth orës 06:15, në fshatin Viron, Finiq, në një stan ka rënë zjarr dhe si pasojë janë djegur rreth 200 bagëti (dele) dhe një sasi e konsiderueshme baze ushqimore. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht” – njofton policia.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.