“Do i japë dimension tjetër zonës”, Rama porosi kryebashkiakes dhe Klosit për ngritjen e pikës agro-turistike në Urë Vajgurore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Urën Vajgurore, ku ka inspektuar nga afër punimet për fazën e dytë të projektit e rehabilitimit të lumit Osum.

I shoqëruar nga ministri Blendi Klosi, Rama ka parë nga afër punimet, ndërsa ka dhënë dhe porositë e tij për ngritjen e pikë agro-turistike në këtë zonë.

Klosi: Asnjë cm tokë nuk u përmbyt nga reshjet e shiut, ky ishte dhe një test i madh për punën që ka bërë bashkia, sa i përket kanaleve. Por dhe mbrojtja lumore do të krijojë mbrojtje të jashtëzakonshme. Po punohet për ngritjen e një pike të madhe agro-turistike. Është me rëndësi që në hyrje të Beratit të ketë një ndalesë të madhe që t’ju shërbejë turistëve vendas dhe të huaj. Ajo do të jetë nga të dy anët e rrugës, që do të kërkohet dhe në nënkalim. Shpresojmë të jetë pika e parë e ndalesës për të gjithë ata që vizitojnë Beratin. Bashkia e Urës Vajgurore ka marrë një vendim që të quhet bashkia Dimal, ne jemi në fazën përfundimtare në parlament. Është me rëndësi që edhe pika turistike e Dimalit të jetë e aksesueshme nga turistët që hyjnë në këtë zonë.

Rama: Është me rëndësi që të bëhet ajo pika e prodhimeve, pasi i jep një dimension tjetër të gjithë zonës.

Të fundit

“Latifi mbeti në penxhere”/ Rama ironizon LaCivitan: Mezi pret lekët e bufit për të ikur

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish kreun e PD Sali Berisha dhe këshilltarin amerikan Chris LaCivita. Teksa ka ndarë një...

Rama thirrje të punësuarve: Mos e hani karamelen e marrjes së rrogës në dorë

Nga takimi me fermerët në Cërrik për mbështetjen e deritanishme përmes skemave mbështetëse, kryeministri Edi Rama foli edhe për pensionet. Rama tha se brenda vitit...

Vera takon dimrin, temperaturat lëvizin deri në 10°C brenda ditës

Nëse të mërkurën  nxorrëm nga garderoba  bluzat me mëngë të shkurtëra  të premten duhet të rikthejmë xhaketat. Brenda tre ditësh  do të përjetojmë verën dhe ...

Gazetari komenton dasmën e BBV: Nuk do zgjasë, Egli ia ka nxirë jetën çdo mashkulli

Së fundmi në rrjet është komentuar martesa e çiftit të “BBVA4” Egli Tako dhe Gjestit, e cila u zhvillua brenda shtëpisë së Big Brother...

Izolohen në qeli 10 nga 40 emigrantët e Gjadrit; shkaktuan kaosin në kamp

Autoritetet kanë izoluar në qelitë e ndërtuara enkas 10 nga 40 emigrantët e akomoduar në kampin e Gjadrit, që tashmë funksionionon si një CPR,...

Lajme të tjera

Web TV