E rëndë/ 200 ushtarë infektohen me Covid-19, shteti ngrihet në këmbë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deri në 200 anëtarë të Gardës Kombëtare, prezent në ceremoninë e inaugurimit në Uashington kanë rezultuar pozitiv për COVID-19.

Tre burime të Gardës Kombëtare i thanë Politico se mbi 100 trupa kanë rezultuar pozitivë ndërsa disa qindra të tjerë aktualisht janë në karantinë në hotele pasi kanë shfaqur simptoma ose janë ekspozuar ndaj virusit.

Agjencia e Lajmeve Reuters raportoi se midis 150 dhe 200 kishin rezultuar pozitiv, sipas një zyrtari anonim të SHBA.

Sipas burimeve të dhëna, hidhet ideja se Garda Kombëtare dështoi në zbatimin e protokolleve të distancës sociale dhe disa persona nuk zhvilluan teste negative para marrjes së detyrës, disa morën vetëm kontrolle të temperaturës dhe disave u tha të ndërpresin karantinën ose ta lënë atë plotësisht në mënyrë që të raportojë për detyrë.

Shkalla e plotë e infektimit nuk dihet ende pasi Garda nuk ka konfirmuar numrin e infeksioneve ose cilat trupa janë goditur më shumë. Por kjo vjen vetëm pak orë pasi fotografitë tronditëse treguan deri në 5,000 Gardianë duke fjetur në dyshemenë e një garazhi parkimi të mbushur të Enjten mbrëma.

Gati 25,000 trupa u dërguan në Kapitol nga të 50 shtetet pas kryengritjes së 6 Janarit për të mbështetur policinë e Kapitolit në ruajtjen e selisë së demokracisë amerikane dhe inaugurimin e Presidentit Joe Biden. Mijëra trupa tashmë kanë filluar të kthehen në shtetet e tyre me vetëm 10,600 trupa akoma në detyrë në Kapitol. Nuk është e qartë se sa trupa kanë lënë tashmë Uashingtonin ose nëse janë testuar para nisjes së tyre.

Të fundit

Takimi me Putin, Trump do shkojë pa ekspertë për Rusinë në krah

Përshtatur në shqip, artikull i Financial Times Në vitin 2018, kur Donald Trump mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp...

Analiza e REL: Pse Serbia po zgjeron rrjetin me pajisje të Kinës

Qeveria e Serbisë po e zgjeron ndjeshëm sistemin e avancuar të mbikëqyrjes të prodhuar nga Kina, pavarësisht protestave dhe reagimeve negative publike për përdorimin...

13 gusht 1937 – Fillon Beteja e Shangait

Betëja e Shangait nisi më 13 gusht 1937 si pjesë e Luftës së Dytë Kinezo-Japoneze, pas ngjarjeve që ndezën konfliktin në urën Marco Polo...

Evropa po përvëlohet dhe po lufton me zjarret

Evropës iu mor fryma dje nën peshën e një vale të zgjatur të nxehti, një situatë e favorshme për zjarret, numri dhe intensiteti i...

Është rritur efikasiteti i karburantit apo… evazioni në dogana?

Nga Eduard Zaloshnja Nga të dhënat zyrtare  rezulton se numri i automjeteve të regjistruara me targa shqiptare është trefishuar në dy dekadat e fundit. Ndërkohë,...

Lajme të tjera

Web TV