Formula 1, Domenikali: Ky sezon do të bëhet i plotë, kemi gati garat alternative

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në intervistën e parë, të dhënë pas marrjes së detyrës si president i FIA-s, Stefano Domenikali, ka siguruar të gjithë se kalendari me 23 gara i Botërorit 2021 të Formula 1, do të respektohet. Ai pranon se kanë gati alternativa të tjera garash, në rast se ndonjë Çmim i Madh do të anulohet. Presidenti dhe Drejtori i ri i Përgjithshëm i FIA-s, Stefano Domenicali thotë se Formula 1 po shkon drejt konkretizimit të kalendarit të saj për 2021 mes epidemisë në vazhdim, duke thënë se garat alternative janë në gatishmëri në rast të ndryshimeve të mundshme. Deri tani, është planifikuar një kalendar me 23 gara.

Por Formula 1 tashmë është detyruar të shtyjë Çmimin e Madh Australian për shkak të kufizimeve të vazhdueshme prej epidemisë, duke e zhvendosur atë nga marsi në nëntor, ndërsa Çmimi i Madh i Kinës është hëpërhë jashtë kalendarit. Megjithëse Formula 1 ka deklaruar angazhimin e saj për të përmbushur kalendarin ekzistues, Domenikali pranon se i kanë gati garat rezervë nëse do të kërkohet. “Jemi në kontakt çdo ditë me të gjithë organizatorët, pasi e dimë që epidemia është ende mes nesh”, – tha Domenicali për rrjetin e njohur sportiv ndërkombëtar, “Sky Sports” në intervistën e tij të parë, pas marrjes së detyrës së re.

“Kjo është arsyeja pse ne u detyruam të ndryshojmë datën e garës së parë, atë të Australisë, – ka vijuar ai. – Por deri më tani, informacioni që kemi është që të gjithë do të dëshironin që me të vërtetë të zbatonin kalendarin. Sigurisht, ne duhet të jemi mjaft fleksibël për të kuptuar se ndoshta në pjesën e parë të sezonit, ne mund të bëjmë disa gara pa publik ose me numër të kufizuar njerëzish. Por ajo që unë mund të siguroj është se ky sezon do të bëhet i plotë. Ne kemi alternativa të mundshme në rast të ndonjë pamundësie gare. Kjo është ajo që dimë sot, por ne e dimë se si ka evoluar pandemia, prandaj duhet të jemi të gatshëm për një qasje fleksibël në sezon.”

Lexo edhe :  Xhaka arrin marrëveshjen me klubin anglez, rikthimi në Premier League pothuajse i kryer

Formula 1 tashmë ka shtuar në kalendar Çmimin e Madh të Emilia-Romanjës në Imola si gara e dytë e sezonit dhe pritet të konkretizojë edhe garën në Portimao të Portugalisë si e 3-ta në radhë. Domenikali shpreson se kalendari me 23 gara të bëhet. “Mund të ketë dy qëndrime në lidhje me këtë aspekt, – ka pohuar ai. – Dikush mund të thotë se ka shumë, disa të tjerë që nuk është problem. Unë do të thoja që ky ekuacion do të zgjidhet nga fakti se, nëse jemi në gjendje të japim një produkt të pabesueshëm, ne mund të shkojmë në një situatë ku ndoshta mund të kthehemi në një numër më të vogël të garave, duke pasur mundësinë e vendosjes së disa garave të tjera.”

Të fundit

Ju nuk jeni Kosova, as Shqipëria!

Nga Fejzo Subashi. Nëse edhe sot, nuk e vënë në efiçenc, deputetët e Parlamentit të Kosovës, të zgjedhur në shkurt...

26 korrik 1875/ Lindja e Gustav Jungut: Udhëtimi i mendjes drejt errësirës

Nga Leonard Veizi Në mëngjesin e qetë të 26 korrikut 1875, në brigjet e liqenit të Bodenit, në Kesswil të Zvicrës, lindi Karl Gustav Jung...

“Shuhet” tensioni mes Lautaros dhe Calhanoglu, turku drejt rinovimit me Interin

Paqja më në fund është rikthyer midis Lautaro Martinez dhe Hakan Calhanoglu. Pas tensioneve pas Kupës së Botës për Klube dhe fjalëve të kapitenit...

Finlanda thyen rekordin e nxehtësisë, 14 ditë radhazi me temperatura mbi 30 gradë

Finlanda ka përjetuar periudhën më të gjatë të temperaturave mbi 30 gradë Celsius, duke thyer një rekord 50-vjeçar të temperaturës, tha të martën Instituti...

Parashikimi i motit për sot, 26 korrik 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet të jetë i kthjellët...

Lajme të tjera

Web TV