Vdes 10 vjeçarja pasi tentoi sfidën në TikTok

epa08578274 (FILE) - A close-up shows the video-sharing application 'TikTok' on a smart phone in Berlin, Germany, 07 July 2020 (reissued 01 August 2020). US President Trump said he intends to ban Chinese social media app TikTok. EPA/HAYOUNG JEON

Një vajzë 10-vjeçare italiane u shpall e vdekur nga një spital i Palermos të enjten, pasi tentoi që të realizonte sfidën “Blackout Challenge” në TikTok. ANSA shkruan se, vajza lidhi një rrip rreth fytit për tu vetë-asfiksuar. Ajo u dërgua në spital ndërsa ishte në atak kardiak.

Mjekët thanë se bënë gjithçka që mundeshin për ta shpëtuar, por ajo ishte thuajse e pajetë. Prindërit e saj vajzës njoftuan se do t’i dhurojnë organet. Vajza u gjet në tualet nga motra e saj 5-vjeçare.

Sipas sfidës, përdoruesit duhet të sfidojnë limitet e vetes, ndërsa ekspertët paralajmëruan për rreziqet, duke përfshirë të fikët, kriza, dëmtimin e trurit, madje edhe vdekjen.

Tani prokurorët italianë kanë hapur një hetim mbi vdekjen aksidentale, ndërsa Italia njoftoi se ka bllokuar përkohësisht hyrjen në TikTok për përdoruesit mosha e të cilëve nuk mund të vërtetohet. Sipas termave dhe kushteve të TikTok-ut, përdoruesit duhet të jenë të paktën 13 vjeç.

Një zëdhënës i TikTok tha të premten se, nuk ka arritur të identifikojë ndonjë përmbajtje në platformë që mund të ketë inkurajuar vajzën të merrte pjesë në ndonjë sfidë të tillë, por po ndihmon autoritetet në hetimin mbi “nxitjen e mundshme të vetëvrasje ”.

“Siguria e komunitetit TikTok është përparësia jonë absolute, për këtë motiv nuk lejojmë asnjë përmbajtje që inkurajon, promovon ose nxit sjellje që mund të jenë e rrezikshme”, tha një zëdhënës i TikTok.

Sfida njihej edhe si “loja e të fikëtit”, ku pjesëmarrësit sfidohen të mbytin vetveten, derisa të humbin ndjenjat për disa sekonda.