Ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare stilisti i njohur italian Roberto Cavalli pas një sëmundjeje të gjatë. Ai la pas gjashtë fëmijë, duke përfshirë edhe të voglin Giorgio pak më shumë se 1 vjeç. Pranë tij orët e fundit, qëndroi, partnerja e tij Sandra.
Cavalli filloi t’i përkushtohej modës që në moshë shumë të re dhe në vitin 1970 krijoi markën e tij e cila u dallua për kreativitetin dhe ndikimin e madh në pasarela, duke përdorur gjerësisht qëndisjet dhe gëzofin. Një markë që u shit në vitin 2015 kur stilisti u tërhoq në jetën private. Ai kishte krijuar gjithashtu një linjë të re, Just Cavalli, e lançuar në vitin 1998. Në vitet 1910 më pas lindi divizioni Roberto Cavalli Home, i prezantuar në Salone del Mobile në 2012.
Ai lindi dhe u rrit në Firence, një qytet që e donte; gjyshi i tij, Giuseppe Rossi, ishte një piktor i famshëm Macchiaiolo, ndërsa babai i tij Giorgio u vra nga Wehrmacht në 1944, i pushkatuar në komunën e Cavriglia (Arezzo). Dizajneri kishte thënë se djali i tij i fundit u quajt Giorgio pikërisht për këtë arsye.
Ai ishte i sëmurë prej disa kohësh dhe javët e fundit gjendja e tij ishte përkeqësuar në mënyrë të pashmangshme./O.S