Biseda e parë telefonike, Biden dhe Johnson zotohen për thellim të lidhjeve mes kombeve të tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri britanik, Boris Johnson, dhe presidenti amerikan, Joe Biden, janë zotuar më 23 janar për thellim të lidhjeve në mes të dyja shteteve dhe të bashkëpunojnë në luftimin e ndryshimeve klimatike.

Në bisedën e tyre të parë telefonike, prej kur Biden ka marrë pozitën e presidentit, Johnson ka përgëzuar Bidenin, është thënë në një deklaratë nga zyra e kryeministrisë britanike.

Aty është thënë edhe se të dy liderët kanë gatishmëri për “të thelluar aleancën e ngushtë në mes të kombeve tona”.

Kjo thirrje telefonike ka ardhur një ditë pasi Biden ka folur me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, njëherësh liderin e parë të huaj prej inaugurimit më 20 janar.Ai më vonë ka folur edhe me presidentin e Meksikës, Andrés Manuel López Obrador.

“Më vjen shumë mirë që fola me presidentin Joe Biden”, ka thënë Johnson në Twitter.

Liderët është thënë të kenë diskutuar edhe ndonjë marrëveshje potenciale për tregti të lirë në mes të Britanisë dhe SHBA-së.

Johnson “ka theksuar qëllimin e tij për të zgjidhur çështjet tregtare ekzistenciale sa më shpejt që është e mundur”, është përmendur në deklaratë.

Mbretëria e Bashkuar ka rikthyer kontrollin e politikave për tregti kombëtare këtë muaj, pas përfundimit të periudhës tranzitore të Brexitit, mirëpo një marrëveshje e re tregtare në mes të aleatëve është prioritet më i madh për Johnsonin sesa për Bidenin.

Johnson mes tjerash ka mirëpritur vendimin e Bidenit për të rikthyer SHBA-në në Marrëveshjen e Parisit për Klimën, dhe në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Kryeministri britanik ka pëlqyer edhe përkushtimin e Bidenit për të arritur në emetime zero deri më 2050.

 

Të fundit

“Mos ma shit këtë lojtar!” Xabi Alonso i bën një kërkesë Perezit

Përveç transferimeve të bujshme që Real Madrid ka bërë deri më tani, duke qenë klubi më aktiv në merkato,...

Murtaja vrau mbi 1 mijë bagëti, sëmundja kalon në 6 bashki

Fermave shqiptare i mungojnë 1082 dele dhe dhi si pasojë e infeksionit të murtajës së rumimantëve të vegjël. Edhe pse Ministria e Bujqësisë ka marrë...

5-mujori: Zgjedhjet ‘kursyen’ 128 mln €, u shpenzuan 2.6 mld euro

Zgjedhjet elektorale të 11 majit kanë frenuar investimet publike në vend. Shifrat e Ministrisë së Financave tregojnë se në 5 muajt e parë të...

Sinjale spastrimesh nga viroza e Berishës?

YLLI PATA - Mungesa e një buletini shëndetësor mbi virozën e Sali Berishës, kanë sjellë përveç vakumit, edhe disa zëra që duket jo krejt...

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Kryetari i Bashkisë së Berlinit, Kai Wegner, vlerësoi "gratë dhe burrat e guximshëm" që i rezistuan regjimit, në 72-vjetorin e kryengritjes së vitit 1953. Berlini,...

Lajme të tjera

Web TV