Varianti i ri Covid-19 mbërrin në Serbi/ Vuçiç: Kam frikë, është e vështirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë një interviste ku foli në lidhje me pandeminë, tha se në vend ka mbërritur varianti i ri britanik i Covid-19.

“Kam shumë frikë, por është e rëndësishme që e zbuluam atë në kohë dhe mendojë që mund ta frenojmë atë”, tha Vuçiç, duke shtuar se varianti e ri të COVID-19 e ka sjellë një udhëtare nga Londra.

Presidenti tha se qëllimi është të vaksinohen 50 mijë njerëz në ditë, por gjithashtu shprehet i shqetësuar pasi sigurimi i vaksinave anti-COVID është shumë i vështirë.

“Jam shumë i shqetësuar, nuk e fsheh, sepse sot është më e vështirë të sigurosh vaksina se armë bërthamore. Po ndodhin gjëra të pabesueshme, të cilat pjesërisht i kishim parashikuar.”, tha Vuçiç

“Ne jemi në vendin e nëntë në botë, me numrin më të lartë të vaksinuarve për koronavirusin dhe në dy ose tre ditët e ardhshme, ne mund të jemi të gjashtët ose të shtatët. Kjo tregon se kemi pasur një politikë të mençur, dhe jo vetëm në sistemin e kujdesit shëndetësor, ”shtoi presidenti.

Në Serbi, vaksinimi i qytetarëve me Pfizer ka nisur më 24 dhjetor dhe ishte vendi i parë në Ballkan.

Në Serbi, ka arritur vaksina Pfizer, Sputnik V dhe ajo kineze, me të cilat po vaksinohen qytetarët.

Numri total i infektimeve nga Covid-19 ka shkuar 383,603, ndërkohë që numri i viktimave është 3,886 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Të fundit

Izraelitët e Big Shopping Centers do hyjnë në Shqipëri

Grupi i biznesit nga Izraeli, Big Shopping Centers, do të hyjë në tregun shqiptar, në një ndërmarrje të përbashkët...

Trump dha sinjal për ta ‘arrestuar’, përgjigjet Obama

Akuzat e ish-presidentit Donald Trump ndaj Barack Obamës për tradhti dhe kryengritje janë cilësuar si “të çuditshme” dhe “qesharake” nga zëdhënësi i ish-presidentit demokrat....

Efektet e para/ Thesari në SHBA konfirmon 100 miliardë dollarë të ardhura nga tarifat

Shtetet e Bashkuara  të Amerikës kanë mbledhur së fundmi gati 100 miliardë dollarë nga tarifat, tha sekretari i Thesarit, Scott Bessent. “Jemi afër arritjes së...

Shëndeti i trurit, do Zoti nuk na ikin mend

Nga Leonard Veizi Truri, - kjo qenie misterioze që rri në majë të shtyllës kurrizore si mbret pa kurorë, por me pushtet absolut mbi çdo...

“Pse më denoncove për hapësirat e zëna?”/ Rrihet brutalisht pronari i restorant “Tokyo”

Një përplasje fizike është regjistruar mbrëmjen e së hënës në kompleksin “Delijorgji” në Tiranë. Laert Kasaj, pronari i restorantit “Tokyo”, është dhunuar në mënyrë...

Lajme të tjera

Web TV