Boronica/ Ndihma ‘alla shqiptare’ në luftën kundër koronavirusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Procesi i vaksinimit në Ballkan, sapo ka filluar, ndërsa në Evropë është duke ecur me ritme të shpejta. Në Shqipëri për shembull, injeksionet e para të vaksinës Pfizer BioNTech u shpërndanë më 11 janar.

Por, sipas Pledgetimes, edhe pse vendi nuk ka marrë pjesë në zhvillimin e një vaksine kundër Covid-19, ai ka ndihmuar me një mënyrë tjetër, duke u marrë me kërkimin e bimëve që mund të luftojnë virusin.

Bëhet e ditur se boronica shqiptare, është përdorur nga laboratorët ndërkombëtarë për të krijuar trajtime kundër koronavirusit. Bimët medicinale janë një specialitet i vendit, pasi Shqipëria është një nga prodhuesit kryesorë në Evropë, me gati 12,000 ton të eksportuara çdo vit. 95% e bimëve medicinale të mbledhura në Shqipëri eksportohen, veçanërisht në Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara, por edhe në vendet e tjera të Evropës,  si Italia ose Franca.

Viti 2020, pavarësisht nga mbyllja e kufijve, ka qenë i sukseshëm për bimët medicinale shqiptare. Eksportet kanë shënuar një rekord të ri, ku vlera e fitimit ka kaluar 50 milionë euro. Këto shifra janë një lajm i mirë për ekonominë lokale pasi kultivimi i bimëve medicinale mbështet vetepunesimin. Por, këto bimë jo vetëm janë eksportuar, ato përdoren në Shqipëri nga shumë persona për shërim nga sëmundje të ndryshme.

“Pasi provuan trajtimet dhe ilaçet e përshkruara nga mjekët, njerëzit lodhen sepse nuk shohin ndonjë përmirësim. Dhe shumë po kthehen në bimë medicinale. Përveç kësaj, këto bimë janë një traditë e vendit tonë. Me to jemi trajtuar për mijëra vjet, është trashëgimia jonë,”-ka thënë  Valentina Petova, e cila drejton një farmaci të vogël bimësh në qendër të Tiranës.

Nëse ilaçet bimore janë kaq të suksesshme, kjo ndodh edhe për shkak se sistemi shëndetësor nuk është në lartësinë e duhur. Sipas OBSH-së, një e treta e shqiptarëve janë të pasiguruar dhe një shumicë e popullsisë nuk i beson një sistemi shëndetësor që ata e konsiderojnë të korruptuar.

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV