Mbyllet java e 16-të e Superiores, Laçi “fundos” Tiranën, Teuta e Partizani, një barazim për… Vllazninë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me dy takimet e fundit, të luajtur të hënën, Kategoria Superiore ka mbyllur javën e saj të 16-të dhe nuk ka ndryshuar asgjë sa i përket 3-shes së kreut. Pasi ka luajtur të dielën 3 ndeshjet e para, ku Kukësi ka fituar me përmbysje ndaj Bylisit, ndërsa dy duelet e tjera, Skënderbeu-Apolonia dhe Vllaznia-Kastrioti janë mbyllur në barazim, përkatësisht 1-1 dhe 0-0, Kategoria Superiore i ka luajtur të hënën dy takimet e tjera.

Pasdreke, Laçi “ka fundosur” Tiranën, duke i mundur minimalisht bardheblutë në kryeqytet, ndërsa trajneri i 25-herë kampionëve të Shqipërisë, Nevil Dede, ka braktisur skuadrën para fillimit të ndeshjes. Ndërkaq, në mbrëmje, as Teuta e as Partizani nuk kanë arritur të përfitojnë nga frenimi të dielën i Vllaznisë në Shkodër përballë Kastriotit, duke mos shkuar dot më larg se një barazim në duelin midis tyre.

Takimi i zhvilluar në Stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit ka parë miqtë nga kryeqyteti të kalojnë në epërsi pas vetëm 8 minutash lojë me anë të Hasanit. Por pjesa e parë do të mbyllet në barazim 1-1, pasi Krasniqi do të gjejë rrugën e rrjetës për durrsakët. Pjesa e dytë nuk do të sjellë gola të tjerë, edhe përtej faktit se Partizani i luajti 10 minutat e fundit të kohës së rregullt dhe ato shtesë me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Muratajt, dhe të dyja skuadrat ndajnë nga një pikë.

Një pikë që ruan “status-quo”-në e kreut, pasi Vllaznia vazhdon të kryesojë e shkëputur në kuotën e 36 pikëve, 9 më tepër sesa Partizani dhe Teuta, ndërsa Laçi mban vendin e 4-t, me 24 pikë dhe Kukësi të 5-tin me 23.

Të fundit

Këto simptoma tregojnë se trupi është i ndotur me toksina

Ne përballemi me një ngarkesë toksike në trup, e cila vjen përmes ushqimit, pijeve, lëkurës dhe ajrit që thithim,...

Në ditën e saj të lindjes, Ardit Gjebrea falënderon vjehrrit për “dhuratën”

“Ka Një Mesazh Për Ty” nisi dhe vazhdoi me shumë dashuri me historinë e Esmeraldës dhe Manushaqes, nuse e vjehrrë që kanë një lidhje...

Mbi 48 mijë objekte pasuri kulturore në Shqipëri

Në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, listohen si pasuri kulturore materiale dhe jo materiale të Shqipërisë mbi 48.000 objekte. Vetëm në 2024 këtij regjistri...

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë, 7.9 milionë dalje gjatë 2024-ës

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se përgjatë vitit 2024 flukset dalëse janë shtuar me 14% në krahasim me...

Rriten shpenzimet për dëmet që shkaktohen nga aksidentet

“Rritja vjetore prej 30% e numrit të aksidenteve rrugore në vitin 2024 ka shtuar shpenzimet totale të kompanive të sigurimeve për dëmet materiale dhe...

Lajme të tjera

Web TV