FA në gatishmëri për përballimin e situatës së krijuar nga shiu/ Ministri Peleshi vlerëson maksimalisht punën e tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej ditësh moti i keq që ka përfshirë Shqipërinë ka sjellë problematika të shumta në disa qytete.

Marrë shkas nga një situatë e tillë, Forcat e Armatosura kanë qenë të angazhuara në terren për t’i ardhur në ndihmë familjeve të prekura.

Punën e tyre e ka vlerësuar maksimalisht Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” .

“Forcat e Armatosura vazhdojnë punën në terren në ndihmë të komunitetit në zonat ku janë hasur problematika si pasojë e reshjeve apo rrëshqitjes së dherave.

Gjatë këtyre ditëve në zonën e Shkodrës, Lezhës, Tiranës, Durrësit, Pukës, Elbasanit, Fierit janë angazhuar 445 trupa nga Forcat e Armatosura dhe rreth 143 të kalueshmërisë së lartë apo në ndihmë të lundrimit në zonat me prezencë uji”,- shkruan ai.

 

Forcat e Armatosura vazhdojnë punën në terren në ndihmë të komunitetit në zonat ku janë hasur problematika si pasojë e…

Posted by Niko Peleshi on Tuesday, 26 January 2021

Të fundit

Qeveria Shqiptare miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030

Në mbledhjen e sotme, Qeveria Shqiptare ka miratuar Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030. Lajmin e ka bërë të ditur...

Senati Amerikan hedh poshtë rezolutën për bllokimin e shitjes së armëve Izraelit

Senati i SHBA-së ka hedhur poshtë një kërkesë për bllokimin e shitjes së armëve Izraelit. Sipas mediave të huaja, një numër gjithnjë e në rritje...

Ligji për zonat e mbrojtura, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD

Gjykata Kushtetuese shqyrtoi padinë e bërë nga 1/5 e deputetëve për ligjit për zonat e mbrojtura dhe vendosi rrëzimin e kërkesës së 37 deputetëve...

Plagosje me thikë në Shkodër, i plagosuri në spital

Një plagosje me thikë ka ndodhur para pak minutave në Shkodër. I plagosur ka mbetur një burrë i moshës 40-45 vjeç, i cili është...

Zyrtare/ Marrin fund spekulimet, Max Verstappen do të garojë për RedBull në vitin 2026

Max Verstappen ka njoftuar se do të vazhdojë të garojë me RedBull në Formula 1 për vitin 2026, duke i dhënë fund spekulimeve se...

Lajme të tjera

Web TV