“Nisi cigaren dhe u qeth tullac”/ Babai i Flor Binajt tregon sesi aktori hyri në Portokalli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i njohur i humorit, Florjan Bina, dhe babai i tij, Petrit Binaj, ishin të ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5’ në Top Channel, ku folën për fëmijërinë e Florit dhe mënyrën se si u bë pjesë e spektaklit të humorit ‘Portokalli’.

Petrit Binaj rrëfeu një prej rasteve kur kanë qenë në një dasmë në Vlorë dhe Flori kishte hipur në një gomar.

“Flori ka qenë i heshtur dhe çdo gjë e kurdiste në fshehtësi. Rrinte si ëngjëll. Kemi qenë njëherë në një dasmë në një fshat të Vlorës, kanë qenë 2 palë stolat dhe kur u kthye i zoti i fut një të ulëritur thotë ‘Na mor djalë se na theve gomarin në mes.

I them atij se e kam dhe krushk, gomari yt ta ketë për nder t’i hypë një djalë nga kryeqyteti. E tha pastaj ‘ta thyejë pastaj’”, tregoi Petrit Binaj.

Flori u shpreh se ndihet krenar që prindërit e mbështetën për tu bërë piktor në një kohë kur pjesa më e madhe e prindërve kishin dëshirë që fëmijët të bëheshin mjekë.

Flori: Në kohën kur kisha talentin për pikturë, aso kohe prindërit i nxisnin fëmijët për tu bërë mjekë. Dhe unë ia di shumë për faleminderit prindërve sepse ishte inkurajuese sepse isha ndryshe nga fëmijët e tjerë se e kisha ndarë mendjen që atëherë se çfarë do bëja.

Petrit Binaj rrëfeu momentin kur i biri u zgjodh për tu bërë pjesë e spektaklit të njohur të humorit “Portokalli” dhe që prej asaj kohe nuk i është ndarë ekranit.

Petrit Binaj: Vija nga Pogradeci dhe njëherë, kur po kaloja afër shkollës së tij, kthej kohën me bisht syri dhe shoh Florin që gjëmonte një burrë për të ndezur një cigare. Vetëm i bie borisë dhe nuk i kam folur më asnjëherë. Më pas tha që e kishte pikasur Agron Llakaj dhe unë ngaqë kisha merakun e cigares, i them do bëhesh ushtar. Ai më tha do bëhem piktor. Pastaj kishte ardhur për provë këtu dhe i kishin thënë të qethej, ishte bërë tullac. Thashë me vete edhe tullac, edhe me cigare, i them çfarë po bën? Më tha, pa merak se është për mirë, shumë shpejt do më shohësh në televizor. Dhe që prej asaj kohe nuk iu nda më.

Lexo edhe :  Hëna “Rozë”, fenomeni astronomik që mund të shihet edhe sonte

Flori: Unë doja t’ia bëja surprizë. I them një ditë, shihni në televizor se ka dalë një personazh i ri që imiton Edi Ramën. Vetëm gjyshja më identifikoi dhe tha ‘Loli, më ngjan si zëri yt ky’.

Të fundit

A po krijon OpenAI një rrjet të ri social?

OpenAI thuhet se po zhvillon një rrjet social të vetin, të ngjashëm me X-in (ish-Twitter), sipas burimeve të afërta...

TRONDITËSE!/ Si i mbulonte mjeku në Gjermani ‘gjurmët’ e vrasjeve të pacientëve të tij

Një mjek gjerman i kujdesit paliativ është akuzuar për vrasjen e 15 pacientëve të tij duke përdorur një koktej drogash vdekjeprurëse. Prokurorët në Berlin...

Anija “fantazmë” del në breg

Një pamje e pazakontë ka habitur pushuesit në Beverly Beach, në bregun lindor të Floridës, kur një anije 15 metra e gjatë u shfaq...

“Fast and Furious” në Babrru/ Hajdutët përplasin makinën e policisë gjatë ndjekjes

Dy shtetas kanë rënë në pranga e policisë së Tiranës pasi qarkullonin me një mjet të vjedhur dhe nuk iu bindën urdhrit të efektivëve...

Si të bëhemi një rip i zi i Al

Është revolucioni teknologjik më i rëndësishëm i kohës sonë , i cili mund të ndryshojë jetën tonë. Por a dimë ne si të përdorim potencialin e...

Lajme të tjera

Web TV