Milot Rashica, me “ditët e numëruara” tek Verder Bremeni, e merr kushdo që ofron 20 milionë €

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Klubi gjerman pohon se mund ta shesë që tani për 20 milionë Euro futbollistin e Kosovës. Verder Bremeni është i gatshëm të heq dorë nga ylli i Kosovës, madje që në merkaton e janarit, por vetëm për një çmim të arsyeshëm. Milot Rashica mund t’i ketë ditët e numëruara tek Werder Bremeni, pasi ai mund të ndërrojë klub, madje brenda këtyre pak ditëve që kanë mbetur nga kjo periudhë dimërore e shitblerjes së lojtarëve.

Mësohet se drejtuesit e klubit gjerman janë të gatshëm të heqin dorë nga 24-vjeçari nëse e marrin një ofertë të kënaqshme në ditët e fundit të kësaj merkatoje. Një gjë të tillë e pohon edhe kreu ekzekutiv i Verder Bremenit, Klaus Filbri.

“Nëse e marrim një ofertë të arsyeshme, do ta shesim Milotin”, – deklaroi kreu i klubit gjerman për mediat e atjeshme.

Kur mendon për ofertë të arsyeshme, Filbri e imagjinon atë në kufijtë e një shume prej afro 20 milionë Eurosh. Rashica u rikthye në javët e fundit nga dëmtimi që e pati lënë jashtë fushës për më shumë se një muaj e gjysmë. Futbollisti nga Kosova është duke u munduar të rigjejë formën ideale para se të largohet nga Bremeni.
Megjithatë, ai ka shënuar vetëm dy gola për ekipin gjerman që nga gjysma e dhjetorit të 2019-ës.

Klubet gjermane të interesuara për të, të tilla si Bajer Leverkuseni dhe Lajpcigu, kanë hequr dorë tashmë nga vushtrriasi. Për momentin, interesimin më serioz për të e ka shfaqur Aston Vila.

Të fundit

Rikthim në histori, kur gjenerali gjerman u dha 28 minuta kohë serbëve në Morinë

Ky person që shihni në foto është gjenerali i shquar gjerman, Helmut Harff. Në qershor 1999, ai komandoi trupat...

Bayern blen me frikë, kur klubi më i madh në Gjermani heq dorë nga filozofia

Tipari që karakterizon Bayern në vitet e fundit është vetëm një: blerjet e panikut. Klubi bavarez po përsërit të njëjtat gabime. Një sulmues gjerman, mbiemri...

Sa u rritën pensionet në 1 vit? Dalin shifrat zyrtare

Shqipëria numëron në total 721,398 pensionistë nga këto 604 mijë janë pleqërie urbane dhe rurale. Pensioni mesatar në vend sipas këtij raporti u rrit...

“E neveritshme dhe e turpshme”, kryeministri del kundër BE për Paradën e Krenarisë

Kryeministri hungarez, Viktor Orban e ka quajtur Paradën e Krenarisë të mbajtur të shtunën në Budapest si “të neveritshme dhe të turpshme”, duke e...

Ndalohet pirja e duhanit në plazh e parqe, gjobë deri në 700 euro

Të gjithë ata që jetojnë në Francë dhe janë duhanpirës, duhet të mendohen mirë tani nëse pijnë cigare në plazh ose në parqe, pasi...

Lajme të tjera

Web TV