U përplas me murin dhe vdiq shoqja pasagjere/ Dalin detaje të reja nga ngjarja nga ngjarja në Vlorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Silvana Muho, 22 vjeçe, është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi mbrëmjen e djeshme ka shkaktuar aksidentin në rrugën Vlorë-Fier, ku mbeti e vdekur shoqja e saj, 23 vjeçarja Anxhela Çapo.

Sipas njoftimit, nga veprimet hetimore ka rezultuar se në drejtim të mjetit nuk ka qenë shtetasja Anxhela Çapo 23 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje, por shtetasja Silvana Muho 22 vjeçe.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i drejtueses së mjetit, Silvana Muho, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Kujtojmë se, mbrëmjen e djeshme duke drejtuar mjetin tip Hyundai, kjo shtetase ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin rrethues të rrugës, shkruan News Bomb. Për pasojë, nga përplasja e fuqishme ka ndërruar jetë shoqja e saj, 23 vjeçarja Anxhela Çapo.

Foto: Viktima e aksidentit te djeshem Anxhela Çapo

Screenshot_15.jpgGjithashtu, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Veliu, 19 vjeç.

Ky shtetas më datë 25.01.2021, duke drejtuar automjetin e markës “BMW” është përplasur me automjetin e markës “Benz”, dhe si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i automjetit “Benz”, polici Nuri Malaj 53 vjeç. Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Foto: Nga aksidenti ku humbi jeten polici, ne Vlore:

e1cdb8ce052f86f9aedbf810186ba9d5_L.jpg

Të fundit

Një romancë e re në horizont?/ Ish-banorja e BBV 4 e zbulon për herë të parë

Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Rizarta Hoxha, ka zbuluar gjatë një interviste për “Pushime On...

Pse SHBA nuk do ta arrestojë Putinin javën tjetër pavarësisht urdhërarrestit?

Kur presidenti rus Vladimir Putin udhëton për në Alaska javën e ardhshme për t’u takuar me presidentin amerikan Donald Trump, ai do të jetë...

Lindja e Mesme: Thesaret kulturore në rrezik nga konfliktet

Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve (ICOM), me bazë në Paris, shpërndau një deklaratë pas lëshimit të raketave të para mes Iranit dhe Izraelit në luftimet...

Luana Vjollca i merr Festivalin Arbana Osmanit/ Rikthehet “përplasja” mes dy vajzave

Kanë nisur përgatitjet për Festivalin e RTSH. Pas publikimit të spotit zyrtar nga Elhaida Dani për Fest ’64, prapaskenat e festivalit më të madh...

Durrës/ Vidhte nëpër shezlongë sendet personale të pushuesve, arrestohet 42-vjeçari

Një 42-vjeçar i cili vidhte nëpër shezlongë dhe automjete sendet personale të pushuesve ka rënë në prangat e policisë së Durrësit. Blutë bëjnë me dije...

Lajme të tjera

Web TV