Disa media dhe portale shkruajtën se Enver Roshi shkoi në Turqi me shpenzimet e qeverisë gjë që Roshi e hedh poshtë. Sipas tij të gjitha shpenzimet kanë qenë të vetat dhe të miqve dhe nuk është fare e vërtetë që e ka ndihmuar qeveria. Kjo ka sjellë reagimin e tij, madje kjo është arsyeja që sipas Roshit do votojë ligjin antishpijfe në parlament.
-Shpenzimet që shkuat në Turqi, kush i pagoi?
-Deri në momentin që flasim unë nuk kam marrë asnjë cent nga shteti dhe qeveria shqiptare. Se çdo ndodhë në të ardhmen nuk e di. Me këtë rast meqë mua dhe fjala, dua të them për të gjitha ato portalet, dhe gazetarët që para se të shkruajnë duhet të sqarojnë dhe të bëjnë një analizë të situatës në mënyrën më të drejtë. Nuk duhet të shpifet. Unë jam ndierë shumë i fyer dhe shumë i deprimuar. Politika nuk bëhet me shpifje dhe jam gazti ta votoj atë ligjin anti-shpifje në parlament. Jam gati ta votoj. Nëse dikush shpif, le të mbajë përgjegjësinë.
-Jeni gati të votoni në parlament ligjin anti-shpifje pikërisht për shpifjen që u bë ndaj jush.
-Po. Media nuk duhet të shpifë./Fjala.al/Ke.Ba