Fakulteti i Ekonomisë në Tiranë merr vendimin/ Si do të zhvillohet sezoni i provimeve

Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, ka marrë vendimin që sezoni i provimeve të zhvillohet online.

Më herët këtë vendim e kishte marrë edhe Fakulteti i Gjuhëve të Huaja. Studentët kanë kërkuar vazhdimisht kthimin në auditore, por siç duket kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh.

Javën e kaluar një përfaqësi e studentëve u takua me Komitetin Teknik të Ekspertëve për t’i kërkuar rikthimin në auditor të paktën për sezonin e provimeve.

Ata kanë thënë se në rast se nuk do të miratohet kërkesa e tyre, do të bojkotojë provimet dhe do të dalin në protesta.