Përplasje të dhunshme mes Peleshit dhe Ademit/ “Mua s’më gënjen ti”

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është “përplasur” sot në Shkodër, me kryetaren e Bashkisë, Voltana Ademi.

Debati:

Ademi: Ku është fondi i bashkisë zoti ministër?

Peleshi: Në rast se s’ka bashkia kemi fondet tona.

Ademi: Po e keni për detyrë.

Peleshi: Banorët presin mesazhe të tjera.

Ademi: Për të gjitha familjet që kanë nevojë të shpërndahet një fije floku nga qeveria për koncentrat.

Peleshi: A e di sa e turpshme është të debatohet për një kamion me misër?

Ademi: Kemi kërkuar para 3 javësh. A mundeni mos me e rrejt këtë popull? Duam, 500 ton, 200 ishin para dy javësh. Mua nuk më gënjen ti.

Peleshi: Jemi të dënuar të bashkëpunojmë

Ademi: Nëse ajo që thoni ju ndodh, unë do ju falënderoj, ne këtu do jemi do ta verifikojmë.