Infermierët bllokohen në dëborë me vaksinat që skadonin për pak orë, ia injektojnë kalimtarëve të rastit

Një rast i pazakontë është regjistruar në shtetin e Oregonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Reshjet e dendura të dëborës kanë penguar punonjësit e shëndetësisë që të transportonin vaksinat anti-Covid dhe duke pasur shumë pak kohë në dispozicion ia kanë injektuar kalimtarëve të rastit.

Gjithçka u bë për shkak që të mos shkonin dëm për shkak se brenda pak orëve do të skadonte afati i përdorimit.

Ekipi kishte gjashtë doza të vaksinës kundër COVID-19 që i kishin marrë nga klinika, e ishin planifikuar t’i  shpërndanin në një qendër në Grants Pass, por reshjet e borës nuk i lejuan që të përmbushnin misionin e tyre dhe kështu ata i shpërndanë.

Rreth 20 punonjës shëndetësorë dhe vullnetarë ishin pjesë e grupit përfshirë Christy Syedlecky, familja e të cilës kishte kryer një lloj kursi për dhënien e vaksinave, që gjithashtu ishte dëshmitarë të procesit të dhënies së tyre në mes të rrugës.