Vaksinohet i mbijetuari në Aushvic, fotoja bën xhiron e rrjetit

epa08931964 A patient receives their Covid-19 vaccine at Robertson House in Stevenage, Hertfordshire, Britain 11 January 2021. The UK government has announced that mass vaccination centres will start operating from 11 January in London, Newcastle, Manchester, Birmingham, Bristol, Surrey and Stevenage. EPA/JOE GIDDENS / POOL

Fotoja e një të mbijetuari të Holokaustit, 93 vjeç, me numrin tatuazh të Aushvicit në krah ndërsa vaksinohet ka bërë xhiron e rrjetit. E publikuar në Tuiter nga i biri, fotoja është botuar menjëherë nga mediat më të mëdha.

Herschel Herskovic – një i mbijetuar i kampit të shfarosjes – u prek kohët e fundit nga Covidi duke e kaluar atë dhe më pas u vaksinua nga një infermiere e re e Ushtrisë Britanike, Maddy Oliver.

Fotoja e Herscovic – i cili ka humbur të afërm të shumtë gjatë Shoah dhe është i verbër – u postua nga djali i tij David në profilin e tij ‘ifyoutickleus’: “Nga errësira në dritë. Maddy Oliver po vaksinon babanë tim në të njëjtin krah ku 76 vjet më parë numri i shkruhej në Aushvic”.

Sipas të dhënave të fundit të lëshuara nga Zyra Qendrore e Statistikave të Izraelit në vitin 2020 kishte rreth 900 të mbijetuar të holokaustit që vdiqën nga Covid me një normë vdekjeje prej 17% krahasuar me rreth 5 300 prej tyre të prekur. Për këtë arsye, kreu i ministrisë për Diasporën ka njoftuar një plan për vaksinimin e të gjithë të mbijetuarve të Holokaustit si në Izrael ashtu edhe jashtë saj. “80 vjet më parë – ai shkroi në Twitter – virusi antisemitizëm kërcënoi të shkatërronte popullin hebre. Nuk kishte vaksina për atë epidemi. Sot ne kemi të drejtë të ndihmojmë ata që jetuan në atë ferr dhe të sigurojmë mbrojtjen e tyre nga koronavirusi. Është një detyrim moral për ne”.