Shfrytëzonin vajza të mitura/ Goditet rrjeti i prostitucionit në Greqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
GREQI – Një rrjet prostitucioni është goditur nga policia greke. Rasti ka tronditur opinionin publik, teksa janë katër arrestime të personave që dyshohet se shfrytëzonin për prostitucion vajza 14 dhe 15-vjeçare.

 

Një prej të arrestuarve 25-vjeçare ishte ‘truri’ i rrjetit të prostitucionit. Vajzat e mitura shfrytëzoheshin për prostitucion në hotele në qendër të Athinës.

25-vjeçarja, sipas mediave greke është arrestuar edhe për trafik droge bazuar në urdhër-arrestin e lëshuar ndaj saj. Prej verës së vitit të shkuar, ajo kishte rekrutuar 7 vajza të mitura, të cilat kishin mbushur moshën 14 vjeçe.

Pasi ishte miqësuar me to i kishte futur në rrjet duke lehtësuar takimet me klientët me qëllim shfrytëzimin seksual të tyre në hotele në qendër të Athinës. 25-vjeçarja merrte një pjesë të parave nga takimet dhe shpeshherë i shoqëronte vetë në pikat e takimit. Në disa raste i furnizonte të miturat edhe me lëndë narkotike.

Dy prej të arrestuarve të tjerë, një 25-vjeçar dhe një 54-vjeçar mbështesnin transportin dhe dërgimin e vajzave në hotele me mjetet e tyre.

Në kuadër të operacionit, policia greke ka sekuestruar pamje nga kamerat e sigurisë në hotelet që frekuentonin të miturat si dhe ka sekuestruar sasi lënde narkotike./O.S

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV