Arrestohen dy trafikantët/ Sekuestrohen qindra doza heroinë e shuma parash në Durrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Finalizohet operacioni i koduar “Last Time”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së dorgave të forta.

Operacioni i zhvilluar nga seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Sekuestrohen qindra doza me lëndë narkotike heroinë dhe një sasi e konisderueshme parash, të përfitura nga shitja e lëndës narkotike.

Arrestohen në flagrancë shpërndarësi dhe poseduesi i lëndës narkotike.

Si rezultat i një pune të ndjekur me metoda speciale të hetimit, në funksion të procedimit penal të vitit 2021, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Durrës, organizuan punën dhe finalizuan operacionin e koduar “Last Time”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

F. S., 27 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, A. D., 41 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen nr.18, Durrës, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin A. D., ku gjatë kontrollit fizik, i’u gjetën disa doza me lëndë narkotike heroinë të cilat po jepte shtetasit F.S., me qëllim shitjen e tyre.

Në vijim të operacionit gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. D., policia gjeti qindra doza të tjera me heroinë gjthësej 223 gr. fishekë luftarak, 1 peshore elektronike dhe 640.000 lekë të reja të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga hetimet e kryera rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin këtë aktivitet kriminal duke shitur lëndë narkotike në sasi të mëdha dhe doza të vogla, me qëllim përfitimin e vlerave monetare.

Lexo edhe :  Zbulohen 4 laboratorë të falsifikimit të pasaportave shqiptare e greke, 23 të arrestuar

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje të municioneve luftarake” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Të fundit

PROFIL/ Kush ishte regjisori Piro Milkani, i njohur për komedinë ‘Zonja nga Qyteti’

Sot, në moshën 86-vjeçare, u nda nga jeta një nga emrat më të rëndësishëm të kinematografisë shqiptare, regjisori dhe operatori i...

“Jeta pas BBV ka ndryshuar 100%”, Rozana Radi zbulon për çfarë e kritikoi partneri

Këngëtarja u shpreh se jeta i ka ndryshuar për mirë 100% pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Po ashtu ajo zbuloi kritikat...

“Fëmijët duhet të trajtohen në spital”/ Mjekja: ISHP konfirmoi 5 raste me salmonelë

Mjekja mikrobiologë e njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor në qytetin e Gramshit Dafina Shtylla në një intervistë me gazetarin Osman Stafa, ka deklaruar se...

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher

Ferrari F2001, i drejtuar nga Michael Schumacher në sezonin që i siguroi atij titullin e katërt botëror dhe të dytin me ekipin italian, u...

“Moto Fest Shkodra 2025”, tri netë adrenalinë, muzikë dhe spektakël motorësh

“Moto Fest Shkodra 2025” ka dhuruar spektakël dhe adrenalinë në Shkodër për tre netë me radhë. Rreth 200 të pasionuar pas motorëve kanë zbarkuar në...

Lajme të tjera

Web TV