Zbulohet identiteti i biznesmenit/ U gjet i pajetë në një magazinë

Zbulohet identiteti i biznesmenit që u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.

Nëpërmjet burimeve konfidenciale, Fjala.al mëson se trupi i pajetë i përket importuesit ekskluziv të markës kosovare “Golden” Eagle” në Shqipëri, Naim Dedja.

58 vjeçari u gjet rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Megjithatë, grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje ku dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.