Edhe pse ndërroi jetë nga covid 19, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka kujtuar mjekun e njohur Bledi Nini, pikërisht në ditën e tij të lindjes, ku sëbashku me familjarët mbjellim pemë në kujtim të tij.
Bledi Nini u nda nga jeta befasisht, për shkak të Covid19?, por sot, kur do të mbushte 49-vjeç, së bashku me familjarët e tij, mbollëm një pemë në Parkun e Liqenit, për të kujtuar emrin e mirë që la, por sidomos për sa shumë njerëz ndihmoi e kuroi sa ishte gjallë.