“Moment historik”, Kosova dhe Izraeli vendosin marrëdhënie diplomatike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zyrtarizohen marrëdhëniet diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.

Përmes një ceremonie virtuale, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi, kanë nënshkruar dokumentin ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, për të rritur bashkëpunimin në shumë fusha.

Dokumenti është nënshkruar në katër kopje, në gjuhën shqipe, angleze, hebreje dhe serbe.

Dy ministritë kanë nënshkruar memorandum edhe për konsultime politike dhe memorandum për bashkëpunim zhvillimor.

Ashkenazi e ka quajtur historike marrëveshjen e arritur sot, ndërsa shton se kjo është mundësia që të përmirësohen marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Sot po bëjmë histori, sot po normalizojmë marrëdhëniet mes Izraelit dhe Kosovës, një moment që shumë e kanë pritur. Sot është mundësia jonë që të përmirësojmë marrëdhëniet tona me njerëzit e Kosovës. Kjo marrëveshje është pjesë e Marrëveshjes së nënshkruar në Washington”, tha ai.

Të fundit

PD publikon denoncimet e emigrantëve në Greqi: Si erdhën 6 mijë zarfe në një ditë?

Partia Demokratike i është drejtuar me një kërkesë urgjente KQZ në të cilën kërkohet, vendosja e ligjshmërisë në procesin...

Valbona Mhilli tregon detaje nga jeta e saj private: Hera e fundit që kam qenë e lidhur…

Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Valbona Mhilli, ka qenë një ditë më parë e ftuar në “Mos i bjer me top”, në “E...

Mangësia në VKM, Enkileda Carja shpërblehet vetëm për garën U-20

Enkileda Carja bëri paraqitje të jashtëzakonshme në Kampionatin Botëror, duke fituar tre medalje ari për moshat U-17.WhatsApp-Image-2025-05-03-at-10.41.32-1Por, edhe pse bëhet fjalë për rezultate historike,...

Flutura Açka bën dedikimin prekës për humbjen e djalit: 7 vite, më të gjatat pa ty!

Politikania e njohur Flutura Açka, ka bërë një dedikim prekës në 7-vjetorin e ndarjes nga jeta të djalit të saj. Teksa ka ndarë një foto...

I ra sipër masivi i kromit, familjarët e 29-vjeçarit kërkojnë ndihmë për ta gjetur

Kushëriri i 29-vjeçarit Ardit Beshiri që u zhduk së bashku me fadromën pas shembjes së masivit të kromit në Klos, ka kërkuar nga shteti...

Lajme të tjera

Web TV