Rama në Asamblenë e OKB-së, pse u shkëputën marrëdhëniet me Iranin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri, Edi Rama, ndodhet në New York në kuadër të sesionit të 77 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në takimin që zhvilloi sot me krerë të shteteve dhe qeverive, Rama doli për sulmet e shumëfishta ndaj Shqipërisë, ku informoi se së fundmi sistemet digjitale të qeverisë shqiptare u sulmuan nga Republika Islamike e Iranit, përfundim ky i arritur pas një ekspertize të detajuar të skuadrës Microsoft dhe skuadrës së agjencive të specializuara amerikane.

Për këtë, arsye shpjegoi kryeministri, u ndërprenë në mënyrë të menjëhershme marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Kryeministri tha ndër të tjera se i gjithë rajoni po përballet me sulme të kësaj natyre, përfshi këtu Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Kryeministri Rama ritheksoi mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë ndaj Ukrainës, ndërsa sa i takon diskutimeve mbi krizën energjetike në shkallë globale, kryeministri theksoi se Shqipëria nuk varet nga gazi rus por bazohet 100 % në energjinë e burimeve hidrike.

Të fundit

NATO mblidhet në qershor, fokusi Ukraina dhe Gaza

Ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të NATO-s, do të mblidhen në Bruksel më 13 dhe 14 qershor, në...

“Kam frikë të rris djalin këtu”/ Ervin Gonxhi: Po mendoj të largohem nga Shqipëria

Ervin Gonxhi, violinist, kompozitor, producent muzikor i ftuar në Vila24 në News24 erdhi në një rrëfim për muzikën dhe familjen. Ai tregoi se po mendon...

Dielli lëshon valën magnetike, më e madhja e zjarrtë në afro një dekadë

Administrata Kombëtare për Oqeanet dhe Atmosferën, NOAA, thotë se dielli lëshoi të martën valën më të madhe të flakës së zjarrtë në afro një...

Deklaratat e Vulin për takimin e Ramës në Athinë/ MEPJ thërret ambasadorin e Serbisë

MEPJ ka thirrur ambasadorin serb, ku kërkohen sqarime për deklaratat e zv. Kryeministrit, Aleksandër Vulin, i cili tha se “vetëm bota serbe e ndal...

Pakt i migracionit, ja cilat janë të rejat nga politika europiane e azilit

Diskutimet zgjatën për vite me radhë dhe tani vendet anëtare të BE i vunë vulën një pakete ligjore që pritet të ashpërsojë procesin e...

Lajme të tjera

Web TV