Përdhunoi gjyshen 89-vjeçare/ Dalin detaje të reja tronditëse për të riun, më herët kishte përdhunuar mbesën e mitur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Djali i të moshuarës rrëfen si e gjeti nënë kur erdhi në shtëpi dhe se ai është dënuar më parë për dhunë seksuale.

Ismet Meçani tregon për “Shqipëria live” se kur erdhi në shtëpi pa nënën të dhunuar dhe të zhveshur ndërkohë që në dhomë ishte dhe Saimiri.

Tani nëna është më mirë, por ka shenjat e dhunës. Flet shumë pak.

Atë ditë mora djalin nga Greqia, kur erdhëm këtu, gjetëm plakën.  Gjetëm Saimirin me nënën, djali e pa i pari, më tha çfarë ka nëna. Tha që plaka qenka vrarë, iu afrova dhe pashë që ishte e zhveshur. Saimiri ishte ulur aty. Pyeta plakën kush të ka vrarë tha që e ka vrarë dhe zhveshur Saimiri. Pyeta Saimirin dhe i thashë si nuk ke turp.

Më parë Saimiri ka dhunuar mbesën e vet. I thashë mirë mbesën po dhe plakën. Ka ndodhur në Greqi, ka vite më parë. E ka përdhunuar, ishte 17-18 vjeç. E kanë dënuar në Greqi, pastaj e kanë falur.

Por, nuk na shkonte mendja që ta bënte te gjyshja. Plaka i tha policisë që Saimiri e ka përdhunuar, nuk e di a e ka pranuar Saimiri. Ai pinte me shumë veta, pinte alkool“.

Ismeti tregon se Saimiri ishte djali i gruas me të cilën është ndarë. Por, thotë se pavarësisht kësaj e ka pranuar Saimirn në shtëpi. “Unë e kam pranuar, por ai vinte në shtëpi të bënte ndonjë prapësi, vidhte ndonjë gjë. Tani çështjen ia kam lënë shtetit në dorë, dua të dënohet npër atë që ka bërë, inati nuk nxirret te 90-vjeçarja, e ka nxirë nga trupi dhe fytyra”, thotë djali i të moshuarës.

Lexo edhe :  Ankesa e re e Metës: Më është ndaluar për 14 ditë aktiviteti fizik!

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Grabian, Divjakë, në banesën e gjyshes së tij, shtetases H.K., 89 vjeçe, ku 36-vjeçari Saimir Metani ka dhunuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me këtë shtetase.

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV