“Plas bomba” e rradhës: Këto foto tregojnë se Andi dhe Melisa janë çift

Melisa dhe Andi janë përfolur shpesh për një lidhje dashurie.

Gjithçka ka nisur nga koha kur Fationi e akuzoi Melisën se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një tjetër konkurrent, i cili u aludua nga të gjithë të ishte Andi.

Më pas, në rrjet qarkulloi dhe një foto e tyre.

Megjithatë, Melisa nuk e vonoi një reagim dhe i hodhi poshtë këto lajme.

Historia e tyre u kthye sërish në fokus, pas një deklarate të bërë nga Shqipja ditën e djeshme.

Ish-konkurentja e “Përputhen” tha se Andi dhe Melisa janë bashkë dhe po i gënjejnë të gjithë.

Kjo deklaratë ka nxitur kërkimet në rrjet.

Faqe të ndryshme në Instagram kanë kapur disa detaje për të provuar lidhjen e tyre.

Në disa foto të publikuara, dyshja shfaqen të veshur me të njëjtin kapuç.