Shkaktoi aksidentin me 4 të plagosur në Lezhë, policia vë në pranga shoferin e dehur

Arrestohet drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin që ndodhi sot në Lezhë, ku u plagosën 4 persona. Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Rrilës”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet Gj. H., 57 vjeç.

Ky i fundit, akuzohet se duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta katër pasagjerët që ndodheshin në këtë mjet.