Alimehmeti: Kanë ndryshuar simptomat e COVID! Temperaturat e ulta sollën rritjen e rasteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përqindja e pozitivitetit në rastet e testuara gjatë kësaj jave ka shkuar nga 24-28% dita ditës. Epidemiologu Ilir Alimehmeti tregon se një ndër arsyet kryesore të rritjes së rasteve me COVID-19 është ulja e temperaturave.

“Patjetër që një nga arsyet kryesore janë dhe temperaturat e ultë për vet logjikën tek virusi por dhe për faktin që ne si njerëz, duke qenë më ftohtë qëndrojmë më shumë brenda, jemi më shumë me njëri-tjetrin, imuniteti jonë bie, ajrosja nuk është aty ku duhet sepse kur është ftohtë jashtë nuk mund të ajrosësh shumë, pra ka shumë elementë. E dyta sepse vet virusi mbijeton më shumë në temperatura më të ftohta, ne këtë e dimë”-thotë epidemiologu Ilir Alimehemeti.

Alimehmeti thotë se ka një ndryshim dhe në klinikën që virusi po shfaq tek të prekurit, duke mos përjashtuar mundësinë e prezencës së variantiteve të reja të COVID në vendin tonë.

“Ka një klinikë që ka filluar ti ngjajë më shumë gripit që do të thotë fillon menjëherë me një temperaturë të lartë mbi 39 që zgjat disa ditë dhe fillon bie drejt zgjidhjes. I ngjanë shumë më tepër gripit, është COVID kjo s’ka asnjë diskutim kjo shihet dhe me shenjat e skanerit por ka filluar ti ngjajë. Është një përqindje e ulët, nuk dominon por kanë filluar dhe raste të këtij tipi”-shpjegoi Alimehmeti.

Sa i përket vaksinimit në Shqipëri, sipas Alimehmetit nëse nuk bëhen 5000 të tilla në ditë nuk kemi një fushatë të vërtetë.

“Për të filluar mund të ishte dhe 5000 vaksinime, llogaria e thjeshtë janë 2500 veta në ditë, se duhen dy herë, shumëzim për 365 ditë, janë 912 mijë vetë. Dhe ne personat mbi 50 vjeç i kemi 977 mijë në Shqipëri, pra pa një pesë mijëshe ditore nuk kemi një fushatë të vërtet. Duhet të jetë shumë më e madhe në fakt sepse duhet të jetë intensive jo e zvarritur. Kjo është arsyeja pse sjell dhe ai kalkulimi 14, 18 dhe 24 muaj ndoshta. Thjesht nuk ia dalin dot, mund të duam të gjuajm me breshëri por nuk kemi municione atëherë gjuajmë me pushk teke”-tha ndër të tjera epidemiologu.

Lexo edhe :  Aksioni për sigurinë ushqimore/ Në 3 ditë janë sekuestruar mbi 20 ton mall

Për rastet e reinfektimit në vendin tonë, epidemiologu shpjegon se kanë qenë shumë të pakta.

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV