“I pabesueshëm”/ Programi ekonomik i PD-së, Denaj: Me këto premtime rritja ekonomike i bie të jetë 18.9%

Ministrja e Financave, Anila Denaj e ka cilësuar programin ekomomik të PD-së si elektoral dhe të pabesueshëm, pasi sipas saj nëse ai do të mund të bëhej realistet brenda një mandati i bie që rritja ekonomike mesatare duhet të jetë 18.9 %.

“Programi ekonomik i PD është krejtësisht elektoral dhe i pabesueshëm. Financimi për katër vite me rreth 4.26 miliardë $, është i pamundur për t’u gjeneruar me taksa më të ulëta apo në formë huaje. Për ta realizuar këtë premtim brenda një mandati, rritja ekonomike mesatare duhet të jetë 18.9%”, shkruan Denaj.