Gjermania bën zbulimin tronditës/ 22-vjeçarja që rezultoi me variantin e ri të Covid-19 kishte ardhur nga Tirana

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 22-vjeçare rezultoi të jetë infektuar me mutacionin B117 dhe sipas të përditshmes “Frankfurter Allgemeine Zeitung” është kthyer disa ditë më parë nga Aeroporti i Rinasit në Hochtaunus, ku jeton si emigrante.

E reja kishte shfaqur simptoma të lehta të Covid-19, por që pas ekzaminimeve laboratorike rezultoi të jetë infektuar me mutacionin B117.

Shqiptarja po mbahet në karantinë, sipas Departamentit gjerman të Shëndetësisë, ndërkohë që, sipas rregullave të shtetit, ka nisur gjurmimi i kontakteve të njerëzve të infektuar apo që kanë pasur kontakt me 22-vjeçaren.

Pavarësisht se thuajse të gjitha vendet fqinje kanë identifikuar raste me variantin britanik, Shqipëria nuk ka asnjë rast të konfirmuar. Në Institutin e Shëndetit Publik pretendohet se ka një sistem alerti që po monitoron rastet e mundshme të mutacioneve te reja, por që deri më tani nuk është gjetur asgjë në mostrat e analizuara.

Praktikisht, ky është rasti i parë në vendin tonë, ndonëse i pikasur nga autoritetet shëndetësore lokale në Gjermani. Zyrtarë në Institutin e Shëndetit Publik kanë folur përgjatë gjithë javës që shkoi për praninë e një lloji të ri koronavirusi, origjina e të cilit nuk përcaktohet qartë. Madje u përmendën dy raste të dyshuara në Elbasan, por që nuk u konfirmuan si mutacione të virusit. Sipas ISHP-së, rastet e dyshuara do të dërgohen për ekspertizë në Spanjë, me të cilët kanë edhe marrëveshje.

Por që kjo të zyrtarizohet do të duhet të kalojnë ditë të tëra, ndërkohë që virusi i ri thuhet të ketë një transmetueshmëri shumë herë më të lartë se i vjetri. Studimet paraprake kanë treguar gjithashtu se variantet e reja të koronavirusit, ai britanik, brazilian apo i Afrikës së Jugut, mund të çojnë më shpejt në mbipopullimin e spitaleve dhe mund të jenë edhe më vdekjeprurëse

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV