Janë vendosur rregulla dhe është krijuar regjistri i punonjësve sezonalë në vend, shumica prej të cilëve janë shqiptarë.
Është publikuar në fletoren zyrtare vendimi për lejet e qëndrimit që do t’u jepen punëtorëve të sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë në Greqi.
Për herë të parë qeveria Greke ka vendosur që përveç punëtorëve qe marrin leje qëndrimi çdo vit në Greqi në bazë të ligjeve në fuqi,të vendosë edhe kuotat e punonjësve sezonalë që do të kenë të drejtë të punësohen në çdo prefekturë me konkretisht 65.000 ne bujqësi dhe rreth 10.000 ne blegtori me leje te përkohshme qëndrimi sezonale si dhe 18.000 vende të reja ne bujqësi dhe 10000 të tjera në blegtori me leje qëndrimi te përhershme.Tashmë lejet zyrtare te qëndrimit qe parashikohen edhe për punëtorët sezonale japin mundësinë për qëndrim te ligjshëm te përkohshëm ne Greqi,çka më parë ka qenë e pa mundur.
Vlen te kujtojmë që punëtorët sezonale për herë të parë u zyrtarizuan si të tillë vetëm një vit më parë 01.05.2020 me aktin normativ nr 90/ 01.05.2020 që lindi si marrëveshje e qeverisë Greke dhe asaj Shqiptare,e cila u dha mundësinë mijëra shtetasve shqiptarë të hyjnë në Greqi në mënyrë të ligjshme dhe të punësohen në sektorin bujqësor me procedura të thjeshta dhe totalisht falas.
Vendimi i ri i qeverisë greke,shënon një etapë tjetër në këtë proces,duke zyrtarizuar tashme statusin e tyre dhe duke krijuar vende konkrete pune.