Ministria jep njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët që jetojnë në ishujt grekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Greqi, kanë mundësuar realizimin e projektit “Ishujt 2024”, me qëllim pajisjen me dokumente biometrike të shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në zonat përreth ishujve të Egjeut/Mesdheut.

Ministria bën me dije se në kuadër të realizimit të këtij projekti, ekipi i posaçëm do të gjendet në: Iraklio, kretë më 22, 23 dhe 24 prill 2024 dhe në Rodos, më 25, 26 dhe 27 prill.

“Të interesuarit, krahas detyrimit për kryerjen e aplikimit në e-Albania, duhet të dërgojnë në consulate.athens@mfa.gov.al kërkesën e tyre me subjekt “Ishujt 2024“, si dhe të dhënat e mëposhtme: Emër/Mbiemër i aplikantit Numrin personal (NID) Kodin e aplikimit për pasaportë ose/dhe kartë ID (03AT…) Adresen e vendbanimit – Ishulli Afati përfundimtar për aplikim është data 19 prill 2024”, thuhet në njoftim.

Aplikimet kryhen falas nëpërmjet platformës www.e-albania.al dhe kostoja reale e pasaportës/kartës ID është 130/12 euro.

Pagesa për rinovimin e pasaportave biometrike dhe kartave ID, si dhe shërbimeve të tjera do të mund të kryhet me çdo lloj kartë bankare përmes POS terminaleve, të cilat do të instalohen në ambientet e zyrës së përcaktuar./O.S

Të fundit

Varravingo “xhaxhi”, varravingo..

Nga Artur Ajazi Nuk bëhet opozita duke uluritur, duke trembur turistët që kalojnë mes Tiranës, nuk bëhet opozita duke mbrojtur...

Dy trofe në pak ditë, Begaj pret kampionët e Shqipërisë në futboll

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti në një ceremoni të veçantë kampionët e Shqipërisë në futboll. Futbollistët e ekipit Egnatia me trofeun...

Përplasje me produksionin? Dy kunatat në festë, mungojnë vëllezërit Veshaj

"After Party” i “BBV3” ka bërë bashkë të gjithë ish-banorët e shtëpisë, një festë kjo e cila organizohet për çdo vit. Jo vetëm ish-banorët e...

“Si më tha”? Juli bëhet nostalgjik dhe kujton fjalët e të birit brenda shtëpisë së BBVA3

Aktori Julian Deda i cili u rendit i dyti në finalen e madhe të reality show-t Big Brother Vip Albania në edicionin e tretë...

Balluku inspekton punimet në tunelin e Llogarasë: Gati në afatin që kemi premtuar

Në tunelin e Llogarasë kanë përfunduar afro 88% e punimeve. Ka përfunduar puna për betonimin e tunelit kryesor në të gjithë gjatësinë e tij,...

Lajme të tjera

Web TV