E trishtë! Co*id-19 i merr jetën mjekut të njohur nga Berati

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një lajm i trishtë ka ardhur mbrëmjen e djeshme për banorët e qytetit të Beratit. Mjeku endokrinolog, Josif Dena, humbi jetën si pasojë e Covid-19. Josif Dena apo siç njihej nga të gjithë beratasit si Doktor Sifi nuk e mposhti dot betejën disa javore me virusin Covid-19.

Ai ishte i shtruar prej 2-javësh në Spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe ditët e fundit ishte në intubim për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Ai lindi në 15 Shkurt 1949 dhe pas përfundimit të Fakultetit të Mjekësisë ka punuar si endokrinolog në Spitalin Rajonal të Beratit,deri në daljen në pension disa muaj më parë. 72-vjeçari Dena, një nga mjekët më të njohur të qytetit do të mbahet mend nga të gjithë qytetarët beratas si një njeri human, bujar e kurajoz.

Ai shërbeu 45-vjet në Spitalin Rajonal Berat dhe nuk i kurseu asnjëherë energjitë dhe përkushtimin për tu shërbyer çdo të sëmuri. Lajmi i trishtë i largimit të tij nga jeta tronditi jo vetëm familjarët por edhe kolegët e miqtë,që nuk kanë kursyer mesazhet ngushëlluese në rrjetet sociale për familjen Dena.

Mjeku që nuk e mposhti dot betejën me virusin vdekjeprurës u përcoll mesditën e sotme për në banesën e fundit në varrezat e Burdulliasit në qytetin e Beratit.

Mjeku Nga Berati

 

 

Të fundit

Shtëpia e Bardhë pyeti nëse Zelensky do të vishte kostum në takimin me Trumpin

Shtëpia e Bardhë i ka pyetur zyrtarët ukrainas nëse Volodymyr Zelensky do të veshë kostum në takimin e tij...

“Të dashuruar nga gjimnazi”, kush janë personat që u aksidentuan në Berat

Mëngjesin e djeshëm në Berat u regjistrua një aksident me pasoje vdekjen e 29-vjeçarit Ornel Caushaj. 29-vjeçari i cili po udhëtonte me bashkëshorten e...

Lirimi i hapësirave publike, shemben 20 objekte në Fier

Në Fier vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike. Mbi 20 objekte janë prishur deri më tani nga fadromat e Inspektoratit të Mbrojtjes së...

Çopja-Çela, nga grabitja e bankës te blerja e fermave në Paraguai

Një nga mediat më prestigjioze në Britaninë e Madhe, "The Telegraph", i ka kushtuar një artikull të gjatë klanit kriminal shqiptar Çela–Çopja, duke e...

Nga alkooli dhe shpejtësia, te parkimi i gabuar/ Rrugorja ndëshkon 892 shoferë

Policia Rrugore e Beratit ka ndëshkuar gjatë dy javëve të fundit rreth 900 drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, ndërsa ka...

Lajme të tjera

Web TV