Dhe në ditët e fundit duke kënduar/ Fotot e Nexhmije Pagarushës pak para së të ndërronte jetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe në ditët e fundit të jetës së saj, bilbili i Kosovës, Nexhmije Pagarusha, ka dashur të këndojë e të dëgjojë këngët e saj.

Sabrie Reqica e cila është kujdesur për Pagarushën ka treguar se ajo ka dashur të këndoj, të luaj piano e të dëgjojë këngët e saj.

Ajo thotë se sa ishte e shtrirë në spital, pak para se të vdiste, Nexhmije Pagarusha merrte telefonin e dëgjonte këngët e saj, sidomos bareshën.

“Me fol për Nexhën duhet të shkruaj një roman. Nexhmije Pagarusha ka qenë një artiste e madhe. Ka qenë edhe një artiste burnore që ka ditë me pritë prej fëmijës së vogël deri te më i vjetri, edhe pse ka qenë e sëmurë. Në ditët e fundit në spital kam qenë me të dhe ka pasur dëshirë t’i ndëgjojë këngët e saj, sidomos këngën e bareshës”, ka thënë ajo në Studion A.

Reqica ka treguar se në ditët e fundit të jetës së saj, Pagarusha ka luajtur piano vetëm për të.

Ajo thotë se me të kanë qenë sikur motra, andaj edhe Pagarusha i kishte thënë se donte të lunate piano për të.

“Ajo ka luajtur në piano veç për mua. Më ka thënë po dua të luaj veç për ty, sepse e kemi dashur shumë njëra tjetrën. Ajo ka qen idhull i imi dhe i familjes time. Ngadalë me të jemi bërë si shoqe e pastaj si motra. Nexhmia ka qenë sikur me e pas të familjes, sikur halla ime e gjyshja ime”, ka rrëfyer ajo.

Të fundit

U shfaq me sy të nxirë në krah të Trump, Musk zbulon se kush e goditi me grusht

Elon Musk është shfaqur me sy të nxirë sot në një konferencë të përbashkët me presidentin e SHBA-ve Donald...

Horoskopi ditor, 31 Maj 2025

DASHI Neptuni do influencoje se tepermi tek jeta juaj sentimentale dot. Do merrni disa vendime ne cift te cilat do i japin nje tjeter drejtim...

Raporti për farsën/ Berisha: Në 10 qershor gati dosja për kancelaritë europiane

Kreu i Partisë Demokratike deklaron se zgjedhjet e 11 majit ishin të manipuluara dhe se raporti përfundimtar do t’u dërgohet institucioneve ndërkombëtare në 10...

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar në rregull. I pari është...

Lajme të tjera

Web TV