Lufta e Dytë Botërore/ Pikat kryesore të luftës 6 vjeçare, nga pushtimi i Polonisë deri tek vdekja e Hitlerit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lufta e Dytë Botërore u zhvillua në vitet 1939-1945. Kjo luftë cilësohet si një prej luftërave më të tmerrshme dhe më shkatërrimtare në botë.

***

Fillimi i Luftës së dytë Botërore erdhi nga rritja e nacionalizmit dhe militarizmit e arsyet e tjera ishin edhe mos vendosja e saktë e kufijve .

Më 1929 kur situata ishte akoma e tensionuar , në Gjermani dhe Itali filluan të ngriheshin dhe të fuqizoheshin lëvizjet fashiste. Pikërisht në ato kohë u krijua depresioni i madh i viteve 1930, duke ulur kështu moralin e popullsisë gjermane dhe një nga arsyet kryesore ishte se Gjermania po vuante borxhin 65 miliard marka, që i ishte imponuar për dëmet e shkaktuara në luftën e parë.

***

Ngjarjet më të rëndësishme kësaj lufte ishin, pushtimi i Polonisë me 1 shtator 1939, pushtimi i Francës nga ushtritë italo-gjermane me 14 qershor 1940, pushtim ky që ndau Francën në dy territore. Kështu Franca veriore administrohej nga ushtria gjermane ndërkaq Franca jugore nga një qeveri kukull e gjeneralit Peten e quajtur Qeveria e Vishisë.

Ngjarje tjetër që ndodhi në ato vite lufte ishte edhe sulmi mbi Bashkimin Sovjetik më 22 qershor 1942, operacion ky që u quajt “Barbaroza”,pastaj sulmi i Japonisë mbi bazën ushtarake amerikane në ishullin Perl Harbor më 7 dhjetor 1941.

Viti 1945 shkaktoi vdekjen e 140000 viktimave në Japoni pikërisht në Hiroshima dhe Nagasaki nga hedhja e bombave atomike pikërisht nga SHBA-të.

Me 1 shtator 1939, Gjermania pushton Poloninë me pretekstin e rremë se Polonia “sulmoi” një pikë kufitare në Gjermani , ndërkaq me 3 shtator të po atij viti Britania e Madhe dhe Franca morën vendimin të merrnin pjesë në luftë .

***

Fenomen tjetër i luftës së dytë botërore ishte e edhe vendosja kundër e dy aleancave.

Në njërën anë ndodhej Aleanca e Kombeve të Bashkuara, e përbërë nga Britania e Madhe, Franca, SHBA dhe Bashkimi Sovjetik.

E në anën tjetër ndodhej Boshti i Çeliktë, i përbërë nga Japonia, Gjermania, Italia.

***

Në këtë luftë u zhvilluan edhe disa beteja që në histori njihen si ato më të rëndësishmet .

Njëra ndër to ishte edhe Beteja e Stalingradit ku në këtë betejë gjermanët me në krye gjeneralin Fon Paulus pësuan humbje të mëdha. Luftimet në këtë betejë zgjatën rreth 6 muaj dhe vetëm pas kundër sulmit të sovjetikëve erdhe edhe fitorja.

Lexo edhe :  Nis konflikti 34-ditor mes Izraelit dhe Hezbollahut

***

Beteja tjetër ishte në lindjen e largët ndërmjet SHBA-së dhe Japonisë.nNë këtë betejë Japonezet pësuan disfata në det dhe në ajër ku amerikanët e shfrytëzuan këtë opsion për ti dëbuar japonezët nga Paqësori.

***

Beteja tjetër ishte ajo në Afrikën Veriore mes viteve 1942-1943.

Në këtë betejë ushtria italo-gjermane me në krye me gjeneralin Romel pësoi disfatë nga forcat anglo-amerikane që komandoheshin nga Ajzenhaueri dhe Monogomeri të cilët çliruan këtë territor.

***

Beteja në Ballkan mes viteve 1941-1945

Në Ballkan ushtritë italo-gjermane pësuan humbje të thella. Pas kapitullimit të Italisë, Gjermania mbeti e vetme në luftë bashkë me Japoninë dhe po përpiqej të përballonte sulmet e aleateve, por pa sukses.

Duke parë që gjendja ishte bërë e pashpresë Adolf Hitler i njohur si diktatori gjerman, vrau vetën në një bunker në afërsi të Mynihut.

Pas kësaj Gjermania sulmohet nga Bashkimi Sovjetik në njërën anë dhe nga ushtritë anglo-franko-amerikane nga ana tjetër.

Në këtë mënyrë Gjermania pranon humbjen ku me 7 maj nënshkruan kapitullimin me perëndimoret dhe me 8 maj me komandën sovjetike.

Por pa dyshim që si qdo luftë që lë pasoja edhe kjo la të sajat.

***

Në qershor të 1945 u krijua në San Francisko, Organizata e Kombeve të Bashkuara, me qëllim ruajtjen e paqes në botë. Pastaj u zbatua plani i quajtur Marshall me qëllim që shtetet të merrnin vetën ekonomikisht dhe që nga ky plan mund të fitonte qdo shtet me tipare demokratike.

Dhe kështu bota u nda në dy kampe…

***

Nisi Lufta e Ftohtë ndërmjet SHBA-ve dhe Bashkimit Sovjetik, u krijua NATO dhe Traktati i Varshavës. Ndërsa SHBA zuri vendin e udhëheqësit në botë, vend ky që akoma e mban edhe në ditët e sotme.

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV