Djali i xhaxhait ‘tradhton’ Bashën, bëhet anëtari më i ri i Partisë Socialiste

Pas shumë largimeve nga LSI drejt PS-së, tashmë kanë filluar largimet edhe në rradhët e demokratëve.

Për më tepër, anëtari i ri që i është bashkuar PS-së është një i afërm i kryedemokratit Lulzim Basha.

Bëhet fjalë për djalin e xhaxhait të tij, Altin Basha i cili është anëtarësuar në PS në njësinë nr. 8.

Ai është pajisur me një kartë anëtarësimi pranë Partisë Socialiste të cilën ia ka dhënë deputeti Ervin Bushati.