Ndarja nga jeta e Ilir Adilit/ Banka e Shqipërisë: Sektori financiar dhe fusha e sipërmarrjes shënoi dje një humbje të madhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e djeshme ndërroi jetë Ilir Adili, themelues, aksioner dhe Drejtor i Përgjithshëm i AK INVEST.

Për ketë ka reaguar edhe Banka e Shqipërisë me në krye Guvernatorin, Gent Sejko.

“Sektori financiar dhe fusha e sipërmarrjes shënuan dje një humbje të madhe. Ilir Adili, me një përvojë të spikatur në administratën shtetërore, ndër pionierët e parë të sistemit bankar shqiptar, si dhe ekspert në fushën e shërbimeve financiare, është ndarë nga jeta për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19. Prej rreth 25 vitesh i angazhuar në sipërmarrjen financiare, z. Adili ka nisur aktivitetin fillimisht në fushën e këmbimeve valutore, duke u zgjeruar në vijim në fushën e transfertave, pagesave e më pas në kreditim.

I njohur mes miqve dhe bashkëpunëtorëve si novator, i gatshëm për të bashkëpunuar dhe për të sjellë risi në fushën e pagesave, ai ishte edhe një prej themeluesve të ALSE, Bursa Shqiptare e Titujve, duke treguar kontributin e tij për zhvillimin e vazhdueshëm të tregjeve financiare në vend.

Guvernatori Sejko i shpreh ngushëllimet e sinqerta për këtë humbje të parakohshme, familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të sektorit financiar!”, thuhet në mesazhin e Bankës së Shqipërisë

Të fundit

Bllokohet rruga e Dardhës, numër i lartë turistësh në pista e skive

Rruga që të çon në fshatit turistik të Dardhës prej disa orësh është e bllokuar. Një pjesë e turistëve i...

Kryeministri i Malit të Zi propozon ndalimin e armëve

Autoritetet malazeze do të shqyrtojnë të gjitha opsionet për të parandaluar incidente të mëtejshme të lidhura me armët, duke përfshirë ndalimin e armëve në...

Hawai/ Festa kthehet në hidhërim, 3 të vdekur dhe 20 të plagosur

Festa u kthye në hidhërim në ishullin e largët të Hawait. Një shpërthim i shkaktuar nga fishekzjarre ka vrarë të paktën tre persona në...

I mbijetoi Holokaustit, legjenda olimpike nderron jetëE

Agnes Keleti, e mbijetuara e Holokaustit dhe medaliste e shumëfishtë olimpike, ka ndërruar jetë në moshën 103-vjeçare. Ajo kishte fituar dhjetë medalje olimpike në gjimnastikë, përfshirë...

Masakra në SHBA dhe Mal të Zi/ Ministria e Jashtme…

SHQIPËRI- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë ka shprehur ngushëllimet për dy masakrat e ndodhura, njëra në SHBA me 15 viktima...

Lajme të tjera

Web TV