Kryepeshkopi ortodoks pushton rrjetin me flamurin shqiptar në Argjentinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryepeshkopi ortodoks me origjinë arbëreshe Alejandro Greco ka goditur rrjetet me një foto të tij të postuar në rrjetet sociale me flamurin shqiptar.

Greco që është me origjinë arbëresh nga Kalabria është një famulltar në kryeqytetin e Argjentinës Buenos Aries. Në faqen e tij të Facebook, Greco shkruan se është Kryepeshkopi i Shqiptarisë.

Në një nga postimet e fundit, peshkopi ka publikuar këtë foton, e cila ka pasur një shikueshmëri dhe komente të shumta.

Hirësia shkruan në gjuhën shqipe mjaft mirë dhe kujtohet herë pas here për ngjarjet më të rëndësishme kombëtare. Përkujtimi më i fundit që është kryer në Argjentinë nga Kisha Ortodokse shqiptare atje është përvjetori i patriotit Mihal Grameno.

“Motra e Vëllezër Shqiptarët i dashur, të gjithë Shqiptarët i nderuar që ja duan të mirën Atëdheut, të gjithë pa përjashtim: Sot Përkujtojmë Përvjetori i 90°, më 5 Shkurt 1931, ndërroi jetë në Korçë, Publicisti, Shkrimtari, Atdhetarin dhe Heroit tonë, Luftëtari i Shquar Kombëtar, Mihal Ilia Grameno i madh: Lavdi e Përjetshme e Shume Respekt për Patriotin Mihal Grameno, Herojit i Pavdekshem dhe Trim mbi Trima te Kombit tonë Shqipetar, që ka lanë Gjurmë Historike në të mire të Kombit Shqiptar, u kujtofsh brez pas brezi!!!”, shkruan peshkopi Greco./ Gazeta Shqip

Peshkopi ortodoks në Argjentinë thyen rrjetin me flamurin shqiptar

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Të fundit

Trend i ri në Francë, shesin biletat e dasmave për njerëzit që nuk i njohin

Një trend i ri po përhapet në Evropë: çifte që po shesin bileta për dasmat e tyre te të...

Lewandowski refuzoi një pagë “të çmendur” nga Sauditët, për të qëndruar te Barça!

Agjenti i Lewandowskit zbuloi se sezonin e kaluar, sulmuesi refuzoi një ofertë të majme nga Arabia Saudite për të qëndruar te Barcelona. Ndërkombëtari polak...

YouTube prezanton rregulla të reja: inteligjenca artificiale do të gjejë moshën tuaj

YouTube, një nga platformat më të njohura online, po prezanton një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si mbron përdoruesit e rinj. Kompania do të...

Gjermanët testojnë teknologjinë që mund të parandalojë mijëra aksidente

Ngarja mbrapsht mbetet një nga rreziqet më të mëdha të aksidenteve rrugore. Sipas Klubit Gjerman të Automobilave (ADAC), një në katër kontakte me këmbësorët ndodh...

Elon Musk humb një tjetër bashkëpunëtor, jep dorëheqjen bashkëthemeluesi i xAI

Igor Babuschkin, një nga bashkëthemeluesit e kompanisë së Elon Musk, xAI, ka njoftuar largimin e tij prej saj përmes një postimi në X. Babuschkin udhëhiqte...

Lajme të tjera

Web TV