Përdhunoi dhe hodhi në lumë trupin e studentes, arrestohet kasapi 26-vjeçar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

26-vjecari Pawel Relowicz është shpallur sot fajtor për përdhunimin, vrasjen dhe hedhjen në ujin thuajse të ngrirë të trupit të studentes britanike Libby Squire, në mars 2019.

Manjaku Relowicz, me profesion kasap dhe i dënuar më parë për krime seksuale, po kërkonte rrugëve për një viktimë kur hasi studenten 21 vjeçare të përshkruar si “në gjendje të dobët e naive”.

Pasi mori Libby me forcë në makinën e tij, babai i dy fëmijëve shkoi me të në një fushë të veçuar sportesh, ku e përdhunoi, e vrau dhe më pas hodhi trupin e saj të vdekur, ose duke vdekur, në lumin Hull.

Ajo u zbulua gjashtë javë më vonë në 20 mars 2019, nga një barkë peshkimi, ende me varësen e floririt me shkronjën ‘L’ në qafë.

Ndërkohë monstra Relowicz nisi në gjyq serinë e tij të gënjeshtrave për të gënjyer jurinë dhe policinë, duke thënë se kishte bërë seks konsensual me Libby.

Por ai u dënua për vrasje dhe përdhunim nga gjykata e Sheffield, pas një periudhë reflektimi prej 27 orë e 55 minuta.

Vendimi erdhi pak më shumë se dy vjet pas zhdukjes së studentes së filozofisë dhe fesë, Libby në Hull në 1 shkurt 2019.

Relowicz, nuk tregoi asnjë emocion kur u lexua vendimi, ndërsa prindërit e Libby mbaheshin përdore e qanin.

Në gjyq u përshkrua gjithashtu sesi Relowicz, i dënuar më parë për shkelje seksuale, përshkruhej si “njeri i pështirë” që adhuronte të “ndërhynte në momentet intime”.

Të fundit

Ishte larguar nga prindërit në plazhin e Shëngjinit, gjendet pas disa orësh 9- vjeçarja

Një 9-vjeçare ishte larguar nga prindërit teksa ndodheshin me pushime në plazhin e Shëngjinit. Punonjësit e Policisë në Shëngjin...

Operacioni i SPAK ndaj rrjetit shqiptar të drogës, si u përdor ‘Hawala’

SPAK godet një grup kriminal që trafikoi nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe mbi 6 ton kokainë me...

Zjarret në vend, dy avionë nga Kroacia dhe Italia ndihmojnë në shuarjen e flakëve

Dy avionë të tipit “Canadair”, të ardhur nga Kroacia dhe Italia, po ndihmojnë në operacionin për shuarjen e vatrës së zjarrit në zonën e...

A e ka menduar ndonjëherë t’i futet politikës?/ Linda Rama flet hapur

Në intervistën e saj për "Inside Albania", Linda Rama u ndal tek roli i grave në politikë dhe në jetën publike, duke dhënë një...

Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Prespës

Një zjarr i madh ka përfshirë Parkun Kombëtar të Prespës, me flakët e shfaqura mbi fshatin Pustec. Forcat zjarrfikëse dhe forcat pyjore, bashkë me banorët,...

Lajme të tjera

Web TV