Nuk kanë fund telashet për Berlusconin, dërgohet me urgjencë në spital

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat italiane shkruajnë se ish-kryeministri Silvio Berlusconi e ka kaluar natën e djeshme në spital, pasi është rrëzuar në shtëpinë e tij në Romë.

Sipas mediave ai është penguar dhe pas kësaj menjëherë është drejtuar për në spital. Si pasojë ai ka marrë mavijosje të shumta në trup dhe për këtë arsye ka shkuar në Milano, ku po kryen ekzaminime më të detajuara.

Kujtojmë se Berlusconi u shtrua në një spital të Monacos muajin e kaluar për shkak të problemeve kardiake. Ai gjithashtu i është nënshtruar një operacioni në zemër në vitin 2016, si dhe ka fituar betejën me kancerin e prostatës.

Po ashtu shtatorin që lamë pas, ai u shtrua në spital pasi u infektua me Covid-19. Në një intervistë për mediat, ai e përshkroi betejën me virusin si “sfidën më të madhe të jetës së tij”.

Të fundit

Ministri Hasani: Anëtarësimi në BE është qëllim kombëtar

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë sot në panelin e organizuar për vendet e...

Gjykata Federale ndalon dërgimin e Gardës Kombëtare

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, kanë shkelur ligjin federal duke dërguar trupat e Gardës Kombëtare në mbrojtje të...

Merkatoja na dha një sinjal: Champions League ndahet mes Realit dhe Liverpool

Liverpool duket skuadra e vetme e cila mund të rivalizojë me Real Madrid në Champions League këtë sezon. "Të kuqtë" kanë bërë një revolucion thuajse...

Kur do përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së?

Paneli i gjyqtarëve i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë tha se mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të përgatitet...

“Topi i Artë? Si mund ta them se nuk e dua? Dua edhe Champions”

Lamine Yamal ka shumë ëndrra. Ai sivjet është midis 30 kandidatëve për Topin e Artë. Mund edhe ta fitojë, por favorit duket francezi Ousmane...

Lajme të tjera

Web TV