Sherri bëri namin në rrjetet sociale, procedohet penalisht Finemi

Një video e publikuar në rrjetet sociale ku reperi Finem së bashku me shokët, dhunonin një person tjetër u kthye në tematikët kryesore të rrjeteve sociale.

Në fillim u diskutua se i dhunuar ishte reperi nga Kosova, Don Xhoni, por ky i fundit i mohoi këto pretendime.

Sakaq policia ka proceduar penalisht tre të rinj që ishin të përfshirë në konflikt. Sherri mësohet se ka ndodhur më 13 tetor të 2020.

“Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale më datë 09. 02.2021, për një konflikt midis dy shtetasve, pas verifikimeve të kryera nga punonjësit e Policisë të Komisariatit Nr. 4 ka rezultuar se këta shtetas nuk janë konfliktuar me njëri-tjetrin më datë 09.02.2021. Në vijim të veprimeve ka rezultuar se videoja e publikuar i përket datës 13.10.2020 dhe se pjesëmarrës në konflikt kanë qenë shtetasit D. S., M. P. dhe M. D., të cilët janë identifikuar nga pamjet filmike dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë”, njofton policia.