Theu rregullat anti-COVID, Rita Ora përjashtohet nga emisioni televiziv në të cilin bënte pjesë

Pasi ka thyer çdo rregull anti-COVID në ditëlindjes e saj në fund të nëntorit dhe pas kërkesave ngulmuese të fansave, këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora është përjashtuar nga spektaklit televiziv “The Masked Singer”, ku ajo ishte pjesë e jurisë.

Pas festës anti-COVID të zhvilluar 2 muaj më parë, Rita Ora është kthyer në një nder personazhet më të sulmuara nga fansat, të cilët prej kohësh kanë kërkuar largimin e saj nga emisioni “The Masked Singer”.

LEXO EDHE:

Organizuan mbledhjen e PD në lokal, gjobiten me 1 milion lekë dy administratorë në Divjakë

Ditëlindja e këngëtares me origjinë shqiptare është festuar më 28 nëntor gjatë një bllokimi kombëtar për shkak të COVID-19, në Britaninë e Madhe.

Ajo pas këtij incidenti ka kërkuar falje publike disa ditë më vonë, por duket sikur fansat e saj ende nuk e kanë falur këngëtaren pët këtë shkelje të papranueshme në këto kohë të vështira.

Rolin e këngëtares në emisionin e famshëm televiziv sipas “zërave” të kohëve të fundit do ta zëvendësojë Artistja, Oti Mabuse.