Celibashi i tërheq “veshin” politikës: Po shkelni Kodin Zgjedhor

Kreu i KQZ-së Ilirian Celibashi ju ka bërë thirrje subjekteve politike dhe krye bashkiakëve për të plotësuar detyrimet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor.

Nga Fernada Cenko

Të treja forcat e mëdha politike, Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë filluar fushatën elektorale në publike edhe pse jemi 73 ditë para zgjedhjeve. Të gjithë eksponentët politikë kanë filluar fushatën, por këto tre parti janë më shpesh në media. Megjithëse Kodi Zgjedhor parashikon 30 ditë para zgjedhjeve nisjen e fushatës, partitë e kanë thyer ligjin duke mbledhur qytetarë për fushatë elektorale. Në këto kushte, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi vjen më një thirrje drejtuar partive politike në vend. Përmes një postimi në Tëitter, Celibashi thekson se fushata do të nis 30 ditë para zgjedhjeve.

Fushata zgjedhore sipas Kodit Zgjedhor fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve. Me afrimin e fushatës zgjedhore u bëj thirrje subjekteve politike dhe kryetarëve të bashkive të plotësojnë detyrimet e përcaktuara në nenin 79 të Kodit Zgjedhor. Sipas Celibashit, subjektet politike dhe kryetarët e bashkive duhet të plotësojnë detyrimet e përcaktuara në nenin 79 të Kodit Zgjedhor”, shkruan kreu i KQZ.

Celibashi sjell në kujtesë të partive politike faktin se ata nuk duhet të afishojnë materiale propogandistike përpara se të fillojë fushata.

”Ky institucion sqaron se partitë politike dhe subjektet zgjedhore duhet të përmbahen në respektimin e kërkesave të Kodit Zgjedhor dhe të mos afishojnë materiale propagandistike përpara fillimit të fushatës së zgjedhjeve.

Ju kujtojmë subjekteve politike dhe organeve drejtuese të njësive të vetëqeverisjes vendore se Kodi Zgjedhor parashikon afishimimin e materialeve propagandistike në ambiente e përcaktuara publike dhe në zyrat elektorale të partive politike, vetëm gjatë fushatës zgjedhore.

Fushata zgjedhore sipas Kodit Zgjedhor fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve. KQZ kërkon angazhimin e të gjithë aktorëve politik dhe shoqërisë civile që të respektojnë këto detyrime ligjore, në mënyrë që të mos cënohet liria e votuesve për të formuar opinionin e tyre neutral, jashtë intervaleve kohore të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Meta kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Shkodër: Situata drejt ekstremit

Situata e përmbytjeve në Shkodër nga reshjet e dendura të shirave ka vënë në lëvizje Presidentin e vendit. Ilir Meta i ka kërkuar qeverisë që të shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore, pasi Shkodra është nën ujë. Meta i ka kërkuar qeverisë të veprojë pa vonesa për evakuimin e familjeve të rrezikuara nga uji, si dhe të bagëtive, që priten të izolohen.

“Gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore” në zonat e përmbytura, me qëllim menaxhimin më të mirë të situatës operacionale, për t’u ardhur në ndihmë të gjitha familjeve në nevojë dhe për të patur prioritet absolut mbrojtjen e jetës së çdo qytetari dhe minimizimin e pasojave në pronat dhe pasuritë e tyre. Përsëris thirrjen drejtuar Qeverisë për të vlerësuar me shumë përgjegjësi paralajmërimet e IGJEUM dhe për të mos i lënë në mëshirë të fatit banorët e Shkodrës, të cilët meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe të kenë të gjithë vëmendjen dhe ndihmën e shtetit, veçanërisht në këtë periudhë tepër të vështirë, të rënduar edhe për shkak të pandemisë COVID-19”, shkruan Meta.

Lexo edhe :  "Rama kundërshton veten me emërimin e Erion Veliajt"

Ai bën me dije se ka biseduar me Kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila e ka informuar në detaje për gjendjen e rënduar dhe shqetësimin e saj për përkeqësimin e mundshëm të situatës.

”Sot (dje) bisedova edhe me Kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, znj.Voltana Ademi, e cila më informoi në detaje për gjendjen e rënduar dhe shqetësimin e drejtë të saj për përkeqësimin e mundshëm të situatës, që kërkon një ndërhyrje të menjëhershme nga ana e autoriteteve shtetërore përgjegjëse”, shkruan Meta.

Basha me biznesin në Durrës: Synojmë një rritje prej 15% të numrit të turistëve vit pas viti

Kryetari i PD, Lulzim Basha ishte në Durrës me përfaqësues të biznesit të turizmit në këtë rajon për të shpjeguar “Programin Shqipëria Fiton për Turizmin”. Kreu i opozitës u shpjegoi bizneseve efektet që do të ketë ky angazhim i qeverisë së tij pas 25 prillit për të gjithë turizmin në vend.

“Në rrafshin e objektivave të drejtpërdrejta që kanë të bëjnë me turizmin, synimi kryesor është që brenda 4 viteve industria të ketë një rritje nga 8 në 10%, dhe këtu pa diskutim përjashtojmë pjesën e udhëtimit, që është pothuajse edhe njëherë kaq. Flasim vetëm për turizmin dhe jo për udhëtimin, së bashkë me udhëtimin na shkon 22%. Në praktikë kjo do të thotë, të dyfishojmë numrin e të punësuarve në sektor. Në praktikë kjo do të thotë synojmë një rritje prej 15% të numrit të turistëve vit pas viti. Këto janë objektivat”, tha Basha.

Sipas kreu të opozitës, synimi kryesor, nëse do të jetë nesër kryeministër i vendit, është që brenda 4 viteve industria të ketë një rritje nga 8 në 10%.

”Flasim vetëm për turizmin dhe jo për udhëtimin, së bashkë me udhëtimin na shkon 22%. Në praktikë kjo do të thotë, të dyfishojmë numrin e të punësuarve në sektor. Në praktikë kjo do të thotë synojmë një rritje prej 15% të numrit të turistëve vit pas viti. Këto janë objektivat. Instrumente se si duhet bërë kjo”, është shprehur kreu i opozitës. Basha tha se tatimi mbi fitimin do të jetë 6 për qind.

“Ne kemi shpalosur disa prej këtyre instrumenteve dhe sot mund të diskutojmë në detaje  edhe të tjera dhe proceset se si do i avancojmë, por një nga instrumentet është padiskustim që taksa 6% që duhet të zbatohet për të gjithë operatorët turistikë, e kam fjalën për TVSH-në, tatimin mbi vlerën e shtuar. Ky instrument së bashku me një mbështetje të fuqishme financiare, me një paketë financiare dhe fiskale për të mbështetur kualifikimin e fuqisë punëtore, kualifikimin e rikualifikimin e fuqisë punëtore”, tha Basha nga qyteti i Durrësit.