“E ke regjistru? I shkon nesër dosja asaj?”/ Dalin përgjimet e SPAK, sekretarja caktonte takimet me gjyqtaren Hoxha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacioni i SPAK-ut lidhur me korrupsionin në Gjyqësor, madje dhe në shëndetësi, është për momentin çështja më e nxehtë.

Ashtu siç u mësua nga dosja e SPAK, sekretarja e gjykatës së Krujës Manuela Mallkuçi mes 10 të arrestuarve, ndikonte që të gjitha çështjet e përsonave të dënuar që kërkonin lirinë të shqyrtoheshin nga gjyqtarja Enkeleida Hoxha.

Në përgjimet e SPAK të siguruara nga gazetarja Klodiana Lala, është një bisedë e 1 korrikut të vitit të kaluar mes sekretares Mallkuçi dhe vëllait të të dënuarit Gentjan Nezaj, Gazmir Nezaj, të cilit pasi i tregon se ka dërguar të ëmën në spital, e siguron se një ditë më pas do i shkojë në dorë kërkesa asaj (gjyqtares).

Nga avokati Aldo Tabaku kishin marrë garancinë se kërkesa do të pranohej falë marrëdhënies që ai kishte me gjyqtaren. Me qëllim që çështja t’i kalonte gjyqtares Hoxha, shtetasi Gazmir Nezaj kontakton sërish krye sekretaren e gjykatës, shtetasen Manuela Mallkuçi.

Në datë 01.07.2020 ora 11:14, shtetasi Gazmir Nezaj, komunikon me përdoruesen e numrit telefonik celular 06*****872, shtetasen Manuela Mallkuçi dhe nga përgjimi është përftuar kjo bisedë.

+141:…Hiç, je n’pun apo n’shpi?

+872: Jo, jo, jam pak ke spitali, për mamin.

+141: Eeee?

+872: Ke spitali jam.

+141: E po pse?

+872: Kam sjell mamin, kam sjell pak mamin.

+141: E po si e ke?

+872: Po kshu më mirë e kam më mir, t’shofim tashi se do ta fus për koronarën.

+141: Ee.

+872: T’shofim çar do m’dali.

+141: E, hajde se për gjithçka po t’mar prap n’telefon.

+872: Faleminderit po dgjo tani dgjo, meqë më more.

+141: Hë, hë.

+872: Ajo nesër i shkon asaj n’dor, ajo kërkesa…”

Kjo bisedë është shumë e rëndësishme pasi shtetasja Manuela Mallkuçi e siguron Gazmirin se kërkesa do t’i shkonte asaj në dorë, gjyqtares Enkeleida Hoxha. Shumë domethënëse është se kjo bisedë zhvillohet ditën në të cilën është regjistruar kërkesa e Gentian Nezajt në sekretari.

Në datë 02.07.2020, ora 08:49, përdoruesi i numrit telefonik celular 06*****04, që i përket shtetasit Aldo Tabaku, komunikon me përdoruesen e numrit telefonik celular 06*****104 që i përket shtetases Rukije Dervishi (sekretarja e gjyqtares Enkeleida Hoxha) me mesazh: sms text: “Në orën 9 ke danaj rryc”

Në datë 02.07.2020, 09:55, Gazmir Nezaj, komunikon me shtetasen Manuela Mallkuçi, ku përftohet ky komunikim:

+141: Si, si?

+872: Kërkesë Gentjanit?

+141: Po.

+872: Nesër i shkon gjyqtares n’dor, e kam rregjistru…

+141: E ke rregjistru? I shkon nesër gjyqtares?

+872: Po, po po..

Lexo edhe :  Juristi Romeo Kara paralajmëron aksione dhe arrestime të reja nga SPAK

+141: I bi ktij? T’njëjtit?

+872: Po…, po po..

+141: Okej, okej…

+872: Prandaj pa merak…

Ndërkohë janë zbardhur dhe përgjime të tjera nga dosja ku në një pjesë të saj shfaqet sekretarja e Gjykatës, duke folur me një person, ndërsa lënë takimin për gjyqtaren Hoxha. Në këtë rast bëhet fjalë për një tjetër person të dënuar, konkretisht Gentjan Nezaj.

PJESË NGA DOSJA

Në datë 03/08/2020, ora 11:54, Rukije Dervishi komunikon me dikë në telefon:

Sekretarja e Enkeleda Hoxhës: Ku po pret?

Personi X: Eee?

Sekretarja: Ku asht t’u prit?

Personi X: Se di pasha Zotin, ne ina në’Tiron

Sekretarja: Po jo…ku osht t’u prit, se tha ku këna taku m’jest, po ku ka taku n’mjest, ke kafja apo ke?

Personi X: Aaaa, po po, e kam parasysh ke kafja

Sekretarja: Po he pra, tregoi se m’ka çu gjithata mesazhe, tregoi

Personi: Ke kafja m’duket.

Sekretarja: Tregoj ke kafja, thuaj atij ke kafja se po i them, a t’i them ke kafja?

Personi: Po, po….

Sekretarja: Mir hajt….

Në datë 3/08, 2020 pora 11:55, Rukjie Dervishi komunikon me Enkeleda Hoxhën me sms me përmbajtjen; ‘Ke kafja’

Në datë 8/09,2020, ora 19:46, shtetasi Shaban Nezaj (babai i Gentjan Nezajt) komunikon me shtetasin Ali Tabaku, i afër i avokatit Aldo Tabaku dhe përmbajte tyre zhvillohet kjo bisedë:

Nezaj: Urdhëro!

Tabaku: Lika nga Kruja ju marr

Nezaj: O tungjatjeta. Si ja kalove?

Tabaku: Mirë! Si ja kalove Shabë?

Nezaj: Ca bone Liku?

Tabaku: A jeni mirë?

Nezaj: Si i keni nga shtëpia, vet ju mirë?

Tabaku: Hajde mo, si në Krujë, ju vet mirë?

Nezaj: Mirë ka dasht Zoti

Tabaku: Dëgjo mua tashti

Nezaj: Fol!

Tabaku: Se më ka marrë edhe djali mbrëmë prej Italisë

Nezaj: Po

Tabaku: edhe kanë nejt sot unë me ta, dhe më ka thënë për dy ditë se më datë 15 e kishte ai

Nezaj: Djali aaa?

Tabaku: He? A dëgjove? Po pra, më datë 15 e kishte me 14 e 15 nga data 15 e kishte

Nezaj: Po ky e kishte më datë 9, e paskan shty aaaa?

Tabaku: Po unë sot nejta me ta pra

Nezaj: Ani ani, ti me u mor çfaër të ka thënë djali

Tabaku: Edhe më tha mua se tha do të ec dhe do të të tregoj se si do të ma japin ata, se e ka atë problemin e parë, e kan ham atë problemin e parë thashë a e kupton

Të fundit

Një aktor shqiptar në serialin “Ertugrul”, si u gjend Nelson Sejdija në produksionin turk

Seriali “Ertugrul” në Tv Klan ka rezultuar një sukses i vërtetë, me rekorde audience në çdo episod. Por ajo...

Egjipti i lashtë, një fabrikë në shkretëtirë ku nxirrej dhe punohej ari

Pas dy vitesh hetime të përpikta arkeologjike, Ministria egjiptiane e Turizmit dhe Antikiteteve ka zbuluar një qytet të lashtë ari, mbi tre mijë vjet të...

Video unike/ Brenda strehës së ariut polar më këlyshët e porsalindur

Këlyshët e ariut polar lindin brenda folesë dhe ushqehen me gji për muaj të tërë përpara se të dalin në ajrin e ngrirë të...

1 në 6 persona humbin jetën në Europë përpara moshës 70 vjeç

E njohur për një nga sistemet më të forta shëndetësorë, Evropa është në rënie në një sërë treguesish duke nisur nga ai për fëmijët,...

“I dashur Zelensky, ti nuk je vetëm!”/ Europa reagon pas përplasjes me Trump

Shtete të ndryshme të Europës kanë reaguar pas takimit me tone të ashpra të kësaj pasdite midis Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump në Shtëpinë...

Lajme të tjera

Web TV