Habit kryetari i komunës/ Lëviz me makinë 100 mijë euro: Çfarë të keqja ka?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i komunës së Mitrovicës në Kosovë, Agim Bahtiri lëviz me një makinë tip “Mercedes Benz Maybach”, e cila kushton mbi 100 mijë euro.

Bahriti është pjesë e partisë Lëvizja Vetëvendosja. Në një prononcim për mediat ai ka thënë se makina është e djalit të tij, prandaj nuk figuron në deklarimin e pasurisë së tij.

“Është e djalit tem. E ka ble, është drejtor gjeneral i dy fabrikave. Pse çka ka të keqe? Unë s’muj me pas në deklarim të pasurisë, pasi ai jeton në Holandë. Është mbi emër të tij. Hala si ka marr targat. Qetash e ka ndërru, ia ka dhanë Audin dhe disa pare dhe e ka marrë këtë”, ka thënë Bahtiri.

Por pavarësisht se ai thotë se makina është e djalit të tij, ajo është parë shpesh e parkuar përpara komunës në Mitrovicë.

Maybach ka hyrë në treg në vitin 2013 dhe është një prej veturave më luksoze në botë, derisa çmimi i një veture të këtij lloji varion nga 100 mijë deri në 150 mijë euro.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV