Lajm i mirë nga ekpertët e shëndetësisë/ COVID-19 do të jetë një sëmundje që do të kalohet si grip i zakonshëm

Sekretari i Shëndetësisë së Britanisë së Madhe, Matt Hancock tha se ai shpreson që deri në fund të vitit, përmes vaksinave dhe trajtimeve COVID-19 do të jetë një sëmundje që do të kalohet si grip i zakonshëm.

Matt Hancock i tha “Daily Telegraph” se ai shpresonte që ilaçet e reja deri në fund të vitit 2021 mund ta bënin COVID-19 një sëmundje të shërueshme.

Ndërkohë shkencëtarët kanë paralajmëruar se situata pandemike është tepër kritike për shkak të varianteve të reja të COVID-19.

Sekretari i Shëndetësisë tha gjithashtu se shpreson që pjesa më e madhe e popullsisë të vaksinohet deri në shtator të këtij viti.

Britania e Madhe është vendi i parë në botë cili ka nisur vaksinimin anti-COVID.

Në vend aktualisht është miratuar përdorimi i 3 vaksinave të ndryshme Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca.

Numri total i infektimeve ka shkuar 4,013,799, ndërkohë që ai i infektimeve është 2,094,007 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.