Reshjet e dëborës/ Manteli i bardhë mbulon vendin

Temperaturat janë ulur ndjeshëm ditën e sotme në të gjithë vendin, duke u regjistruar temperature nën zero gradë.

Rreshjet e dëborës kanë zbardhur disa qytete, ku madje në disa zona janë krijuar edhe vështirësi për qarkullimin e automjeteve.

Pogradeci është një nga qytetet që është zbardhur mëngjesin e sotëm. Shëtitorja e qytetit është mbuluar nga dëbora përgjatë gjithë liqenit.

Korça gjithashtu është përfshirë nga rreshjet e dëborës, ku qarkullimi rekomandohet me zinxhir në Qafën e Qarrit, rrugën e Dardhës, Voskopojë.

Bulqiza është një tjetër qytet, ku janë rikthyer rreshjet e dëborës. Bulqiza është përfshirë nga rreshje të dendura dëbore, shoqëruar dhe me erëra të forta

Qyteti i Elbasanit dhe Librazhdit janë përfshirë gjithashtu nga reshjet e dendura të dëborës, ku bëhet me dije se rrugët janë të kalueshme me zinxhirë.

Edhe në kryeqytet metereologët kanë parashikuar që temperaturat do të shkojnë deri në -2 gradë dhe pritet të ketë rreshje dëbore.